LAJMI I FUNDIT:

Odegaard përfundon në listën e dëshirave të Milanit

Odegaard përfundon në listën e dëshirave të Milanit

Mesfushori i Real Madridit, Martin Odegaard thuhet se ka dalë si një objektiv transferimi gjatë verës për Milanin.

Odegaard aktualisht është në huazim një-sezonal te Real Sociedadi, duke tërhequr vëmendjen me shtatë gola dhe tetë asistime në 28 ndeshje të zhvilluara.

Marrëveshja i jep gjithashtu Real Madridit mundësinë për të rikthyer 21-vjeçarin në Santiago Bernabeu ose për ta mbajtur atë në Anoeta edhe për një sezon tjetër.


Real Madridi përgatitë largimin e 12 lojtarëve – në mesin e tyre dhe disa super yje
Lexo po ashtu Real Madridi përgatitë largimin e 12 lojtarëve – në mesin e tyre dhe disa super yje

Sidoqoftë, sipas gazetës Tuttosport, norvegjezi ka përfunduar edhe në listën e dëshirave të klubit të madh italian, Milanit.

Emri i norvegjezit pritet të diskutohet me zyrtarët e Los Blancos gjatë bisedimeve për Luka Jovic përpara sezonit të ri 2020-21.

Gazeta shpjegon se megjithëse ai vlerësohet rreth 40 milionë euro, kuqezinjtë mund të negociojnë një huazim me mundësi blerje.

Ata gjithashtu do të forcohen nga dëshira e raportuar e lojtarit për të vazhduar zhvillimin larg nga Bernabeu, ku rruga e tij drejt skuadrës së parë është e bllokuar.

Ronaldo zgjodhi pesë superyjet e së ardhmes në vitin 2015, kush ishin dhe ku janë tani?
Lexo po ashtu Ronaldo zgjodhi pesë superyjet e së ardhmes në vitin 2015, kush ishin dhe ku janë tani?

Odegaard ka luajtur si njëri nga dy mesfushorët anësor të sulmit në formacionin 4-1-4-1 të Sociedadit, por mund të luajë edhe si numër 10.

Marrëdhëniet midis Milanit dhe Real Madridit janë të forta pas kalimit të suksesshëm të Theo Hernandez në San Siro verën e kaluar. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Arda Guler e ka bërë të qartë ku dëshiron të transferohet nëse largohet nga Real Madridi

Arda Guler e ka bërë të qartë ku dëshiron të transferohet nëse largohet nga Real Madridi

Ndërkombëtare
Do të ishte historike për afatin kalimtar shkëmbimi që po synojnë Real Madridi dhe Manchester City

Do të ishte historike për afatin kalimtar shkëmbimi që po synojnë Real Madridi dhe Manchester City

Ndërkombëtare
Të gjithë e panë festën e egër të Rudigerit kundër Atletico Madridit, por a e patë çfarë bëri Valverde?

Të gjithë e panë festën e egër të Rudigerit kundër Atletico Madridit, por a e patë çfarë bëri Valverde?

Liga e Kampionëve
Gjyqtari Marciniak thyen heshtjen, tregon se si erdhi deri te anulimi i penalltisë së Julian Alvarez

Gjyqtari Marciniak thyen heshtjen, tregon se si erdhi deri te anulimi i penalltisë së Julian Alvarez

Liga e Kampionëve
Foda publikon listën e Kosovës për dy ndeshje e marsit - tri prurje të reja

Foda publikon listën e Kosovës për dy ndeshje e marsit - tri prurje të reja

Përfaqësuesja e Kosovës
Shkëlqeu në përballjet ndaj tyre, Liverpooli përgatit 100 milionë euro për yllin e PSG-së

Shkëlqeu në përballjet ndaj tyre, Liverpooli përgatit 100 milionë euro për yllin e PSG-së

Premier League
Kalo në kategori