Odat ekonomike: Kuvendi i Kosovës të marrë vendim urgjent për shtyrjen e liberalizimit të tregut të energjisë elektrike
Pas konstituimit të Kuvendit të Kosovës, Oda Ekonomike e Kosovës, Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë dhe Këshilli i Investitorëve Evropianë, u bëjnë thirrje Kryesisë së Kuvendit dhe deputetëve të legjislaturës së re që me urgjencë të trajtojnë çështjen e tranzicionit të konsumatorëve komercialë në nivelin e tensionin 35 kV dhe 10 kV në tregun e lirë të furnizimit me energji elektrike, respektivisht detyrimin ligjor për sigurimin e operatorit të përshtatshëm për furnizim me energji elektrike me tarifa jo të rregulluara nga data 1 prill 2021.
Derisa në rrethana ideale, liberalizimi i tregut të energjisë do të sillte përfitime për konsumatorët në treg, në rastin e Kosovës, sipas odave, tash e sa vite kjo pamundësohet për shkak se, pavarësisht licencimit të disa operatorëve, është vetëm njëri prej tyre i cili ka kapacitetet që të funksionojë në praktikë si furnizues i mundësisë së fundit.
Në rrethana të tilla, e të kombinuara edhe me faktin që Zyra e Rregullatorit të Energjisë nuk ka Bord funksional, Oda Ekonomike e Kosovës, Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë dhe Këshilli i Investitorëve Evropianë kërkojnë nga deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës që para datës 31 mars 2021 të shfrytëzojnë mundësitë ligjore për shtyrjen e sërishme të tranzicionit të lartërcekur, deri në krijimin e mundësive reale të cilat do të mundësonin liberalizimin funksional të tregut të energjisë elektrike.
Në kushte të një oferte të kufizuar, dhe kur ekziston mundësia reale që operatori i vetëm me kapacitete për furnizim të tregut të abuzojë me pozitën dominuese, konsumatorët komercialë, e kryesisht ndërmarrjet prodhuese në vend, do të kenë fuqi të kufizuar negociuese, e rrjedhimisht edhe ofertë për tarifa dukshëm më të larta për furnizim me energji elektrike. Për shumë industri në Kosovë, shpenzimet e energjisë elektrike përbëjnë një përqindje të madhe të shpenzimeve operacionale, të cilat do të ulnin edhe më tej përparësitë krahasuese të tyre në raport me prodhuesit në shtetet e tjera të rajonit, duke rritur kështu presionin konkurrues për to.
Vonesa e mundshme e vendimmarrjes nga ana e ligjvënësve do të kërcënonte operacionet e ndërmarrjeve të lartërcekura dhe do të nxiste të njëjtat të kërkonin mundësi të tejra për investime, në shtetet e rajonit, në të cilat tarifat e energjisë për konsumatorët komercialë janë më të leverdishme se në Kosovë, për aq kohë sa këta konsumatorë subvencionojnë edhe tarifat e konsumatorëve rezidencialë ose amvisërive. Kjo do të ishte në kundërshtim me zotimet e gjithëmbarshme për fuqizimin e sektorit të prodhimit në vend dhe ruajtjen e vendeve të qëndrueshme të punës.
Oda Ekonomike e Kosovës, Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë dhe Këshilli i Investitorëve Evropianë përsërisin shqetësimin e tyre se nga ofertat preliminare të pranuara nga ana e ndërmarrjeve të duhet të kalojnë në treg të lirë, qartazi mund të vërehet një ngritje e tarifave prej 30-40 për qind, ndërsa shprehur në terma monetarë, i bie që një ndërmarrje që aktualisht paguan faturë vjetore prej 1 milionë eurosh, pas kalimit në tregun e liberalizuar do të duhet të paguajë një shtesë prej 300 mijë euro deri 400 mijë eurosh. Dhe siç u tha krejt në fillim, kjo do të ishte në kundërshtim me përfitimet që do të duheshin rezultuar nga kalimi në treg të lirë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëVite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë
Black Friday në AZTECH: Zbritje spektakolare deri në -60%!
Rezervo tani, përfito çmime speciale për udhëtime gjatë fundvitit nga Gjeneva drejt Prishtinës!
Në këto ditë të ftohta, hani ushqime të ngrohta!
PostCHAT ju pret!
Kuvendi miraton buxhetin për vitin 2025
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje