Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë organizoi një forum virtual me ministrin e Drejtësisë, Selim Selimi, ku u diskutua plani i qeverisë për reforma në proceset ligjore dhe sundim të ligjit në vend, me fokus në drejtësi komerciale.
Drejtori ekzekutiv i Odës Ekonomike Amerikane, Arian Zeka tha se shpreson që nën udhëheqjen e ministrit të ri të Drejtësisë do të përfundojë krijimi i Gjykatës Komerciale por edhe përmbyllja e procesit të Rishikimit Funksional të Sektorit të Sundimit të Ligjit.
Ai po ashtu tha se Ministria do të duhej të konsideronte edhe hartimin e Kodit Komercial, meqë vendi tashmë ka Kodin Penal dhe është në proces të finalizimit të Kodit Civil, hap ky që do të përmbyllte arkitekturën ligjore të Kosovës.
Chris Thompson, drejtor i Programit të USAID-it për Drejtësi Komerciale theksoi se programi të cilin ai drejton ka për qëllim reduktimin e korrupsionit në Kosovë përmes përmirësimit të zgjidhjes së kontesteve komerciale brenda dhe jashtë gjykatave, duke shtuar edhe nevojën e ngritjes së vetëdijes publike ndaj rëndësisë që ka drejtësia komerciale mbi rritjen dhe zhvillimin ekonomik të vendit.
Thompson shtoi se USAID po punon ngushtë me Ministrinë e Drejtësisë dhe sistemin gjyqësor të Kosovës për zhvillimin e legjislacionit për Gjykatën Komerciale, e cila do të jetë e dedikuar ndaj ofrimit të shërbimeve juridike për bizneset kosovare.
Ministri Selimi theksoi rëndësinë që ka themelimi i Gjykatës Komerciale, duke potencuar se funksionalizimi i së njëjtës mbetet një nga prioritetet kryesore të mandatit të tij.
Sipas ministrit, Gjykata Komerciale do të rrisë efikasitetin e trajtimit të lëndëve të biznesit dhe do të ndihmojë në krijimin e një ambienti më të mirë për bizneset vendore por edhe për tërheqjen e investitorëve të huaj, për të cilët ai ka kërkuar që të krijohet një mekanizëm i veçantë që do të trajtonte vetëm investimet e huaja. Ai përmendi se tani ndodhet në fazat e fundit të përgatitjes së Kodit Civil i cili së shpejti do të paraqitet para Qeverisë së Kosovës, derisa tha se megjithëse nuk mund të mohohet ekzistenca e korrupsionit brenda gjykatave, sistemi gjyqësor i Kosovës përbëhet nga prokurorë dhe gjyqtar të përkushtuar ndaj drejtësisë.
Ai tha se prioritet tjetër ka edhe ngritjen e llogaridhënies, ku përmendi vettingun si mekanizëm jo-politik dhe të pavarur ligjorë. Gjatë këtij forumi, ministri ftoi Odën Amerikane që të bëhet pjesë e grupit punues për projektligjin e Gjykatës Komerciale, dhe theksoi se mbetet i përkushtuar për të bashkëpunuar në avancim të ligjit të ri, i cili do të finalizonte sa më parë krijimin e Gjykatës Komerciale.
Erblina Krasniqi-Prishtina, avokate dhe përfaqësuese ligjore në kompaninë Tregtia theksoi se brenda gjykatave ekzistuese në vend përfshirë këtu edhe atë ekonomike, shqyrtimi i lëndëve mund të zgjasë me vite të tëra duke rezultuar në dëmtim serioz të bizneseve, e për këtë krijimi i Gjykatës Komerciale të përbërë nga gjyqtarë të lemisë ekonomike është krucial për bizneset dhe tërheqjen e investimeve.
Ajo gjithashtu potencoi rëndësinë e përfshirjes së klauzolave të arbitrazhit dhe ndërmjetësimit në kontrata, të cilat u japin palëve mundësinë për trajtim të çështjeve të ndryshme, derisa përmendi se çështjet e pronësimit deri më tani kanë rezultuar si disa nga çështjet më problematike të bizneseve.
Tutje, ajo u shpreh e kënaqur me punën që është bërë rreth ngritjes së vetëdijes ndaj arbitrazhit dhe avantazheve që ky i fundit u ofron palëve në procese gjyqësore. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në rehati dhe cilësi - Blini banesën tuaj në Elsa Residence!
Eksperienca e blerjes që dallon - Emona Center më i liri në treg!
AS Travel sjell Omanin për herë të parë si destinacion për Kosovën
Transformoni jetën tuaj në 2025: Filloni udhetimin e shërimit në Rezonanca 3
Jetoni si sheik në bregdetin shqiptar
Kurti: Investimi në KEK synon të rrisë kapacitetin e prodhimit, mbi 137 milionë euro për modernizimin e Njësisë A3
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova