Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë ka organizuar një forum virtual me ministrin e Infrastrukturës, Arban Abrashi, gjatë të cilit u diskutuan mundësitë e zhvillimit ekonomik përmes projekteve infrastrukturore.
Drejtori ekzekutiv i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, Arian Zeka, theksoi rëndësinë që ka Ministria e Infrastrukturës për zhvillimin ekonomik të Kosovës, sidomos gjatë fazës së rimëkëmbjes nga pandemia COVID-19, përmes krijimit të vendeve të punës dhe efekteve të tjera multiplikative.
Abrashi theksoi se Ministria që ai drejton është e orientuar drejt zhvillimit të mekanizmave që kanë efekt të menjëhershëm agregat në ekonominë e Kosovës në përgjithësi, me theks të veçantë tek investimet kapitale.
Sipas tij, Ministria e Infrastrukturës do të ndihmojë zhvillimin ekonomik duke investuar në infrastrukturën dhe transportin rrugor dhe ajror, linjat hekurudhore, dhe largimin e burokracive që pengojnë zhvillimin e projekteve tashmë të kontraktuara, siç është çështja e shpronësimit. Ministri Abrashi gjithashtu tha se me prioritet po trajtohet zgjerimi i rrugëve dhe ndërtimi i segmenteve për kyçje në autostrada, duke synuar evitimin e mbingarkimit të rrugëve nacionale.
Sipas Ministrit Abrashi, ekzistojnë pesë projekte madhore infrastrukturore të cilat do të kishin efekt mjaft pozitiv në ekonominë e vendit, që do të prezantohen në SHBA në shtator.
Ai shtoi se këto projekte, në veçanti ai për autostradën Trudë-Merdare-Nish, tashmë kanë tërhequr interesim nga institucione financiare amerikane si dhe nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) dhe do të zbatohet në momentin e finalizimit të planit ndërtimor.
Sa i përket transportit ajror, ai tha se është bërë kërkesë për uljen prej 30 për qind të taksave të Aeroportit të Prishtinës, në mënyrë që ai të jetë konkurrues me aeroportet e tjera të regjionit.
Përtej kësaj, Abrashi theksoi se ekziston ideja për subvencionimet e një përqindjeje të çmimit të biletave për udhëtarë, duke ndikuar kështu zhvillimin e turizmit dhe ekonomisë së vendit.
Ai potencoi se po trajtohet kërkesa për të lidhur një marrëveshje të mirëkuptimit për stacionimin e aeroplanëve të kompanisë Lufthansa në Aeroportin e Prishtinës, ndërsa theksoi se kërkesa të tilla kanë pranuar edhe nga kompani të tjera ndërkombëtare.
Sa i përket hekurudhave, Abrashi përmendi se për momentin po bisedohet për një lidhje hekurudhore Kosovë-Shqipëri, e cila ka potencial të sjellë të hyra të shumta për buxhetin vendor në një periudhë afatmesme.
Abrashi në theks të veçantë i dha përmirësimit të proceseve të transportit rrugor të mallrave, gjë që ishte edhe kërkesë e përfaqësuesve të bizneseve të Odës Amerikane.
Sipas tij, transporti rrugor i mallrave po analizohet dhe është në proces të mbledhjes së informatave, trajtimit të dhënieve të lejeve bilaterale dhe ato të transitit për eksport në vende të treta dhe po punohet që Kosova të anëtarësohet në institucione të huaja relevante që trajtojnë nevojat e transportuesve në mënyrë që të krijohen lehtësira për zhvillimin e veprimtarive të këtij sektori me ndikim mjaft të pozitiv në ekonomi.
Gjatë këtij forumi, përfaqësuesit e bizneseve anëtare të Odës Ekonomike Amerikane adresuan sfidat me të cilët po ballafaqohen si dhe dhanë rekomandimet e tyre rreth ndryshimeve të cilat duhet të zbatohen për të siguruar një infrastrukturë më të mirë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKryetari i Odës së Hotelerisë dhe Turizmit, Sogojeva: Nuk ka pasur largime masive të punëtorëve pas heqjes së vizave
Si të eleminoni fryerjen e barkut me këtë produkt?
Fondi i Kursimeve Pensionale: 247.2 milionë euro kthimi bruto për 2024
"PASAPORTA MEET & GREET" me 18 janar ekskluzivisht në CINESTAR MEGAPLEX në Prishtina Mall
Zbritje deri në 70% në Central Park – Mos e humbisni!
Spanja planifikon taksën qind për qind për shtëpitë e blera nga banorët që nuk janë shtetas të vendeve anëtare të BE-së
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Rrëfimi tronditës i Bernardit, tregon se si fëmijë u dhunua nga një burrë: Pasi bëra grua e fëmijë, kuptova se isha homosekual
Familja e G Banit dërgojnë letër në BBVA, dhe dalin kundër veprimeve të djalit të tyre: I kërkojmë falje familjarëve të Gjestit
SHBA i jep dritën e gjelbër FSK-së për blerjen e helikopterëve
Publikohen pamjet e protestës për Gjestin para Top Channel, të pranishëm edhe Policia e Shtetit
Amber çohet dhe kërkon të largohet në mes të spektaklit nga BBVA: Nëse Gjesti është shembulli, unë po iki që tani
U vlerësuan si "plehra", por tani janë të pazëvendësueshëm për ukrainasit: Transportuesi legjendar i luftës në Vietnam, në një zenit të ri