Pavarësisht të metave që e kanë karakterizuar procesin e privatizimit në Kosovë, transformimi i pronës shoqërore dhe publike në atë private në Kosovë nuk duhet të ketë alternativë, megjithatë nevojitet koordinim i brendshëm ndërinstitucional, si dhe me hisedarët e tjerë për rishikimin e mundshëm të politikave të privatizimit.
Kjo u tha në forumin e organizuar nga Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë mbi të ardhmen e privatizimit, me deputetë, drejtues të Agjencisë së Privatizimit dhe njohës të ekonomisë.
Kryesuesi i Komisionit Parlamentar për Ekonomi, Ferat Shala shprehu shqetësimet e tij lidhur me ndërhyrjet e ekzekutivit në Agjencinë Kosovare të Privatizimit, si një agjenci e pavarur e cila i raporton Kuvendit të Republikës së Kosovës.
Ai më tej u shpreh pro shqyrtimit të politikave që lidhen me procesin e privatizimit, duke theksuar edhe nevojën e koordinimit me sektorin privat për këtë çështje. Po ashtu, ai tha se Qeveria e re duhet të ketë një strategji të qartë për sa i përket privatizimit të ndërmarrjeve publike.
Shala tha se asetet shoqërore dhe shfrytëzimi i tyre duhet të kihen parasysh gjatë ndryshimit të Ligjit për Investimet Strategjike. Krejt në fund, deputeti Shala foli edhe për gjendjen e vështirë të shumë aseteve minerare, ku kërkohet ndërhyrja urgjente e shtetit.
Valon Tolaj, drejtori menaxhues i Agjencisë Kosovare të Privatizimit, theksoi se institucioni që ai drejton angazhohet në përmbylljen e procesit të privatizimit.
Sipas tij, ky proces nuk mund të përfundoj nëse nuk ka komunikim ndërinstitucional, duke përfshirë këtu edhe komunikimin me Qeverinë, komunat, por edhe me gjykatat.
Tolaj më tej theksoi se gjysma e aseteve shoqërore janë privatizuar, ndërsa vlera e aseteve të paprivatizuara është më e vogël se vlera e aseteve që janë transformuar deri me tani.
Ai gjithashtu ceku se shqetësimi i AKP-së janë edhe në vonesat në gjykata, duke cekur se mbingarkesë të konteksteve gjyqësore që e vështirësojnë transformimin e ndërmarrjeve shoqërore. Tolaj tha se procesi i likuidimit është një proces i nisur dhe ndërprerja e mundshme e tij, do të kishte pasoja të rënda ligjore për Republikën e Kosovës.
Në anën tjetër, Safet Gërxhaliu, njohës i ekonomisë, theksoi se politizimi i proceseve po i ngadalëson ato. Duke qenë se pika ma e dobët në Kosovë është sundimi i ligjit, këtë pasojë sipas Gërxhaliut po e bart edhe procesi i privatizimit. Sipas tij, qëllimi i procesit te privatizimit ka qenë që Kosova të ketë qëndrueshmëri ekonomike, ndërsa në fakt në Kosovë ka pasur humbje të vendit të punës.
Gërxhaliu gjithashtu theksoi se pikat e dobëta të AKP-së kanë qenë mungesa e investimit në përmirësim të imazhit të vendit.
Ai përsëri theksoi se sundimi i rendit dhe i ligjit duhet të jetë pika kryesore dhe pa këtë pikë ai pret që sfidat në të ardhmen do të jenë të mëdha. Duke folur për të ardhmen e ndërmarrjeve publike, Gërxhaliu tha se duhet të ketë më shumë se një skenar të propozuar nga Qeveria për sa i përket të ardhmes së Telekomit dhe ndërmarrjeve të tjera publike, por është me rëndësi që të ketë propozime në këtë aspekt. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Festoni Pavarësinë e Kosovës në Grand Blue Fafa Resort & Spa](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/026292b1-eb95-4de3-b9ea-268839beff30-1-780x439.jpg)
Festoni Pavarësinë e Kosovës në Grand Blue Fafa Resort & Spa
![Filloi fushata](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Denis-Rudi-interviste-foto-Ridvan-Slivova-4-780x439.jpg)
Filloi fushata "Super Vendore" në Super Viva - në mbështetje të produkteve vendore
![Telegrafi Jobs - Ku ëndrrat profesionale bëhen realitet!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Telegrafi-Jobs-780x439-2.png)
Telegrafi Jobs - Ku ëndrrat profesionale bëhen realitet!
![Wolt sjell surpriza me aktivizimin e dhuratave për ditën e Shën Valentinit, tani i disponueshëm globalisht dhe për konsumatorët në Kosovë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/rsz_foto_03-1-780x439.jpg)
Wolt sjell surpriza me aktivizimin e dhuratave për ditën e Shën Valentinit, tani i disponueshëm globalisht dhe për konsumatorët në Kosovë
![Disa biznese fitues të pakontestueshëm nga zgjedhjet](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/04020000-0aff-0242-7902-08daa61681ff_w1597_n_r1_st_s-e1739549678758-780x439.jpg)
Disa biznese fitues të pakontestueshëm nga zgjedhjet
![Bëhu zëri i Pejës - Bashkohu me Telegrafi Local News!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Lajm-per-native-780x439.png)
Bëhu zëri i Pejës - Bashkohu me Telegrafi Local News!
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ballkan-summit-380x233.jpg)
A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat
![Në momentin kur i afrohet Egli Tako - Gjesti largohet nga tavolina](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/page-80-780x439.jpg)
Në momentin kur i afrohet Egli Tako - Gjesti largohet nga tavolina
![Ish-shoku për Gjestin: Është mosmirënjohës, injorant i fëlliqur - për katër vjet ia kam paguar qeranë e i kam dhënë bukë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/collage-1-8-780x439.jpg)
Ish-shoku për Gjestin: Është mosmirënjohës, injorant i fëlliqur - për katër vjet ia kam paguar qeranë e i kam dhënë bukë
![Vrasja në Skenderaj, vëllai i viktimës: I kanë thanë zhveshu në mes lokalit, kanë deshtë me çnjerëzu, tani e kanë vra me 14 plumba](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/image-2025-02-13T181326.250-780x439.jpg)
Vrasja në Skenderaj, vëllai i viktimës: I kanë thanë zhveshu në mes lokalit, kanë deshtë me çnjerëzu, tani e kanë vra me 14 plumba
![“Shkëmbim territoresh” – ish-këshilltari i Trumpit flet për rrezikun Kosovë-Serbi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/John-Bolton-780x439.jpg)
“Shkëmbim territoresh” – ish-këshilltari i Trumpit flet për rrezikun Kosovë-Serbi
![Analiza e ekspertit amerikan për ndryshimet e Trumpit: Serbia do të bëjë përpjekje për territore në BeH dhe Kosovë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/231231231213231231-780x439-1.jpg)
Analiza e ekspertit amerikan për ndryshimet e Trumpit: Serbia do të bëjë përpjekje për territore në BeH dhe Kosovë
![Plaçkitën 4 milionë euro në një bankë në Greqi, dy shtetas nga Kosova në kërkim](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/foto-ilustruseee-780x439.jpg)
Plaçkitën 4 milionë euro në një bankë në Greqi, dy shtetas nga Kosova në kërkim