Oda e Afarizmit të Kosovës thotë se është shumë e shqetësuar ndaj deklaratës së Ahmet Zejnullahu ndaj kërkesës së odës për lirim të qirasë për bizneset e këtij sektori, duke kërkuar nga kryeministri në detyrë Albin Kurti dhe ministri i Bujqësisë, Besian Mustafa që të marrin në konsideratë edhe shkarkimin e tij nga kjo pozitë.
OAK nëpërmjet një komunikate thekson se si gjithmonë për informata dhe kërkesa të bizneseve iu drejtohet institucioneve, çoftë me email apo dhe kontaktim përmes telefonit në përkrahje të bizneseve.
“Ne kemi pranuar pyetje nga shumë biznese anëtare në lidhje me qiratë nga Agjencia Pyjore e Kosovës lidhur me kompensimin e qirasë prej 50 për qind, sipas pakos emergjente fiskale nga Ministria e Financave. Kërkesa e tyre kishte të bëjë me informatat se a përfshihet në ketë kompensim edhe qiraja nga Agjencia Pyjore e Kosovës. Me këtë rast ne kemi kontaktuar zyrën e Agjitacionit Pyjor të Kosovës, të cilët na kanë lidhur direkt me kryeshefin e APK-së, Ahmet Zejnullahu. Përgjigja e Zejnullahu e shkurtë lidhur me pyetjen ka qenë se ai iu është drejtuar Ministrisë së Financave me kërkesë për informata lidhur me përfshirjen e qirasë por ai ka deklaroj se, ‘nuk po i jep prioritet këtij rasti meqenëse bizneset kanë shumë pare dhe se kjo qira nuk është diçka që iu kushton shumë që t’i paguajnë’. Për Odën e Afarizmit këto nuk janë deklarata të panjohura duke marrë parasysh se edhe në një takim të mëhershëm kishte deklaruar njëjtë në kërkesën që të ndryshohen disa udhëzime administrative të cilat janë duke e dëmtuar rëndë sektorin e minierave, turizmin , gurëthyesit dhe blegtorisë. Ne në vazhdimësi kemi pranuar ankesa nga bizneset për sjelljen e Zejnullahu”, thuhet në komunikatë.
OAK kërkon që të merren masa nga këtij zyrtari të papërgjegjshëm dhe arrogant, si dhe të merren me prioritet kërkesat e vazhdueshme të OAK për ndryshimin e udhëzimeve administrative dhe lirimin nga qiraja të bizneseve të këtyre sektorëve gjatë kësaj kohe pandemie. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Më në fund! Prodhohet kanaçja e parë e pijeve që vetë-ftohet

Irfan Lipovica emërohet drejtor i Akreditimit, i dyshuar në rastin e rezervave shtetërore

Rritje të pagës minimale mbi 500 euro dhe 100 milionë euro për barnat esenciale – Kurti shpalos planet për të ardhmen

Rritje të pagës minimale mbi 500 euro dhe 100 milionë euro për barnat esenciale - Kurti shpalos planet për të ardhmen

Dhuroni vitrat tuaja në Islamic Relief për njërën nga 2000 familjet me jetimë

Vizitë në Kosovë apo pushim në Shqipëri? Udhëto si king me 99esim – plot 5GB për vetëm 4.99€

ATK: Deklaroni dhe paguani tatimet për të ardhurat si “freelancer”, “Influencer”, “out-source”

GO+ dhuron 16 vetura elektrike: 8 për Kosovë dhe 8 për Shqipëri

Irfan Lipovica emërohet drejtor i Akreditimit, i dyshuar në rastin e rezervave shtetërore

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Vdes njëri nga të plagosurit nga gjuajtja me armë në Prishtinë

Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, lëndohen dy persona

Gjesti shpërthen në kujtime të hidhura: Kam pirë substanca narkotike në moshën 12-vjeçare

“Pazar i madh”, Canaj: Abdixhiku po kërkon postin e kryeministrit dhe tetë ministri

Reagon gazetari që u përfshi aksidentalisht në bisedën konfidenciale të administratës Trump

Çfarë do të thotë për Evropën, armëpushimi në Ukrainë?