LAJMI I FUNDIT:

OBSH riemëron variantet e coronavirusit me shkronja greke

OBSH riemëron variantet e coronavirusit me shkronja greke

Organizata Botërore e Shëndetësisë njoftoi të hënën se ka vendosur një sistem të ri për emërimin e varianteve të coronavirusit.

Tani e tutje, OBSH-ja tha se do të përdorë shkronjat greke.

Varianti britanik, për shembull, është etiketuar si Alfa, ai i Afrikës së Jugut si Beta dhe varianti indian si Delta.


Në fillim të këtij muaji, Qeveria e Indisë e kritikoi emërtimin e variantit B.1.617.2 – të zbuluar për herë të parë në Indi, tetorin e kaluar – si “variant indian”, ndonëse OBSH-ja nuk e ka etiketuar kurrë zyrtarisht si të tillë.

“Asnjë vend nuk duhet të stigmatizohet për zbulimin dhe raportimin e varianteve”, tha Maria Van Kerkhove, epidemiologe në OBSH.

Ajo bëri thirrje për një “mbikëqyrje të fuqishme” të varianteve dhe për ndarjen e të dhënave shkencore, që do të ndihmonin në ndalimin e përhapjes së coronavirusit.

Shkronjat greke do t’u referohen edhe varianteve shqetësuese, edhe varianteve të interesit.

Një listë e plotë e emrave është publikuar tashmë në faqen e internetit të OBSH-së.

Van Kerkhove tha se shkronjat greke nuk do t’i zëvendësojnë emrat ekzistues shkencorë.

Nëse zyrtarisht identifikohen më shumë se 24 variante, shkronjat greke mbarojnë dhe OBSH-ja do të shpallë një program të ri të emërtimit, tha Van Kerkhove. /rel/

Në trend Botë

Më shumë
Merr flakë aeroplani i American Airlines, detyrohet të bëjë ulje emergjente - publikohen pamjet

Merr flakë aeroplani i American Airlines, detyrohet të bëjë ulje emergjente - publikohen pamjet

Amerika
'Objektivi më i afërt': Pse Donald Trump është kaq i fokusuar në Kanadanë?

'Objektivi më i afërt': Pse Donald Trump është kaq i fokusuar në Kanadanë?

Botë
Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës

Bosnja
Rusët i sulmojnë me raketë, ukrainasit aktivizojnë sistemin gjerman IRIS T – momenti kur interceptohet dhe shkatërrohet raketa

Rusët i sulmojnë me raketë, ukrainasit aktivizojnë sistemin gjerman IRIS T – momenti kur interceptohet dhe shkatërrohet raketa

Evropa
Nga kapaku i pusetës dilte flakë e gjelbër, pamjet nga Universiteti Teknik i Teksasit bëhen virale

Nga kapaku i pusetës dilte flakë e gjelbër, pamjet nga Universiteti Teknik i Teksasit bëhen virale

Amerika
Rusët vrasin robërit ukrainas të luftës - pamjet shfaqen në rrjetet sociale

Rusët vrasin robërit ukrainas të luftës - pamjet shfaqen në rrjetet sociale

Evropa
Kalo në kategori