LAJMI I FUNDIT:

OBRM-PDUKM: Kompania e afërt me Nikollovskin ka blerë dru nga “Pyjet e Maqedonisë” dhjetë herë më lirë se qytetarët e zakonshëm

OBRM-PDUKM: Kompania e afërt me Nikollovskin ka blerë dru nga “Pyjet e Maqedonisë” dhjetë herë më lirë se qytetarët e zakonshëm

Partia opozitare maqedonase OBRM-PDUKM, ka akuzuar N.P. “Pyjet e Maqedonisë” për lidhje me një kompani për prodhimin e peletave, e që sipas tyre është e afërt me ministrin e Bujqësisë Ljupço Nikollovski.

Cvetan Tripunovski nga OBRM-PDUKM , deklaroi se “Pyjet e Maqedonisë” i kanë ndihmuar kompanisë në fjalë që të ketë profit prej 3,5 milionë eurove, duke i shitur dru për 300 deri 525 denarë për m3. Ai e ftoi Prokurorinë që të merret me rastin në fjalë.

“Kjo është një nga kontratat që N.P. “Pyjet e Maqedonisë” ka lidhur me kompaninë “Eco Life”, për prerje në “Shën Nikollë”, kompani që konsiderohet të jetë e afërt me Ljupço Nikolovskin. Me këtë kontratë N.P. “Pyjet e Maqedonisë” shet 3.165 metër kub dru me çmim prej 300 denarë për metër kub për dru selvi dhe 525 denarë për pishën e zezë. Po qytetarë të respektuar, mirë dëgjuat, një metër kub dru me çmim 300 dhe 525 denarë, për kompani të afërt me pushtetin, në kushtet kur një metër kub dru shitet me çmim mbi 5.000 denarë”, deklaroi Tripunovski duke shtuar se kompania e njëjtë ka marrë leje për prerje të 35.000 metra kub dru në Dellçevë.


Ai kërkoi që edhe ministri Nikollovski të jep përgjigje “pse i ka lënë qytetarët dhe amvisëritë pa dru për ngrohje në fillim të sezonit dimëror”.

Në trend Lajme

Më shumë
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Politikë
PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

Politikë
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Politikë
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Politikë
Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht

Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht

Politikë
Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ

Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ

Politikë
Kalo në kategori