LAJMI I FUNDIT:

OBRM-PDUKM: Hetimi për rastin “Haraçi” u bë një farsë klasike

OBRM-PDUKM: Hetimi për rastin “Haraçi” u bë një farsë klasike

Në vend të një zgjidhje të shpejtë dhe hetim për rastin “Haraçi” që do të vinte deri tek koka e oktapodit kriminel, Ruskoska dhe Joveski bëjnë gjithçka për të mbrojtur bandën kriminale të haraçinjëve të kryesuar nga Zoran Zaevi, akuzojnë nga partia opozitare OBRM-PDUKM.

“Ruskoska komprometoi plotësisht dhe zhvlerësoi hetimin për rastin “Haraçi”. Ne e shohim se si Kiki dhe Friki janë në liri, të thirrur si dëshmitarë, ndërsa opinioni i gjerë është i vetëdijshëm se ata janë lehtësuesit e haraçit. Është e qartë se ata morën direktivat nga ‘Ilindenska bb’”thuhet në deklaratën e partisë.


Nga OBRM-PDUKM pyesin se deri kur Ruskoska do të joshë opinionin e Maqedonisë dhe do t’i mbrojë porositësit e rastit milionësh “Haraçi”.

Nga atje thonë se nuk ka njeri në vend që “Boki 13” dhe Katica Janeva kanë marrë marrë haraç të vetëm./Telegrafi/