OBRM-PDUKM: Gruevski nuk ka bërë asnjë krim, gjykatat janë të politizuara

OBRM-PDUKM këtë mëngjes komenton se gjyqësori vepron nën diktimin e drejtpërdrejtë të kryeministrit Zoran Zaev. Partia më e madhe e opozitës, nëpërmjet një deklarate, vlerëson se kryeministri Nikolla Gruevski është viktimë e persekutimit politik dhe ndjekjes, siç thonë ata, nga pushteti jopopullor dhe kriminal që e udhëheq ndaj tij nëpërmjet partisë dhe gjyqësorit klientelist dhe prokurorisë.
“Ish-kryeministri Gruevski nuk ka kryer asnjë vepër penale. I faluri Zaev pretendon se ka vjedhur miliarda, ndërsa “Gjyqësori Kacarska” e tij e dënon sepse ka hipur disa herë në veturën e tij zyrtare, e cila ende përdoret nga pushteti kriminal. Këshilli Penal edhe njëherë vërtetoi se gjyqësori në Republikën e Maqedonisë është i politizuar dhe i shërben për persekutim politik e të gjithë atyre që u kundërvihen politikave antishtetërore të Zoran Zaevit. Demokracia dhe proceset demokratike në vend, janë një mendim abstrakt”, thuhet në deklaratën e OBRM-PDUKM-së.
Opozita shton se gjyqësori është politizuar dhe nuk përdor prova dhe argumente.
Sipas OBRM-PDUKM-së, persekutimi politik dhe padrejtësia e kryer përmes institucioneve, hapet terren i pastër për Zoran Zaevin për shitjen e interesave shtetërore dhe kombëtare. Ndërkohë që institucionet po punojnë verbërisht në shërbimin e Zaevit dhe po mbrojnë krimin e tij, Republika e Maqedonisë po zhytet edhe më shumë, qytetarët po varfërohen dhe po shitet gjithçka që është maqedonase, thonë nga OBRM-PDUKM./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Fetoshi nga “Octopus”: Mesazhet e Ruttes rikonfirmojnë përkushtimin e palëkundur të NATO-s për paqe në Kosovë

Qeveria e RMV-së miratoi projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për mediat

Pas trazirave në veri, Gjermania ua lejon ushtarëve të vet në KFOR përdorimin e gazit lotsjellës

Zbulohen mbetjet mortore të shtatë viktimave të Masakrës së Kralanit në Kosovë

Sekretari i NATO-s: Përparimi në dialogun Kosovë-Serbi kërkon fleksibilitet dhe vendime të vështira

“Bjeshkët në këtë fotografi nuk i takojnë Serbisë” - Ambasada gjermane përballet me komentuesit serb për bjeshkët e Kosovës

Pas Osmanit, Rutte në takim me Kurtin

Rrahje masive te rrethi i Flamurit në Prishtinë – dy të lënduar dhe dy të arrestuar

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Trump vendos të heqë ndalimin e ndarjes së ndihmës dhe inteligjencës për Ukrainën, pas lutjes së kryeministrit britanik

Si Donald Trump ndryshoi jetën e miliona njerëzve në 50 ditët e tij të para në detyrë?

Duda Balje vendos kushte: Japim votën për secilin kryeministër që formon komunën e boshnjakëve

'80 vota s’i kanë asnjëra palë, as LVV me minoritetet', Hamza përmend presidentin, thotë se është proces i ndarë

Ola i përmend gjëra nga jashtë Gjestit: Të kanë shkelur nga mëngjesi deri në darkë

Ronaldo afrohet te shifra e 1000 golave, Al Nassr kalon në çerekfinale me fitore spektakolare