LAJMI I FUNDIT:

O’Brien: Vuçiq e di se përdorimi i forcës kundër Kosovës do të ishte i papranueshëm

O’Brien: Vuçiq e di se përdorimi i forcës kundër Kosovës do të ishte i papranueshëm

Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O’Brien, ka thënë sot se janë duke përcjellur lëvizjet e ushtrisë serbe në afërsi të kufirit me Kosovën.

O’Brien ka ritheksuar se edhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, e di së përdorimi i forcës do të ishte i papranueshëm, transmeton Telegrafi.

“Çdo përdorim i forcës kundër Kosovës do të ishte i papranueshme”, duke shtuar se kjo do të konsiderohej edhe si rrezikim i forcave të NATO-s, që gjenden në Kosovë për të mbrojtur shqiptarët dhe serbët.


Gjatë diskutimit online me gazetarë, O’Brien bëri thirrje të dyja palëve qe të ulin tensionit.

Kurti publikon pamje, forcat ushtarake serbe shihen pranë kufirit me Kosovën
Lexo po ashtu Kurti publikon pamje, forcat ushtarake serbe shihen pranë kufirit me Kosovën

Ai gjithashtu ka folur edhe për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës dhe rregulloren e re të BQK-së.

O’Brien tha se kanë mirëpritur vendimin e Qeverisë për pronat për Manastirin e Deçanit.

Kurse duke folur për dinari, O’Brien tha se nuk duhet marrë vendime që sipas tij, varfërojnë qytetarët.

“Sa i përket urdhrit apo rregullores së BQK-së në lidhje me përdorimin e dinarit, Miroslav Lajçaku, përfaqësuesi i BE-së ka dalë me disa ide tejet specifike. Poenta kyçe këtu është se asnjë qeveri nuk duhet të përpiqet të varfërojë qytetarët e vet dhe e shoh që në veri të Kosovës individët e kanë shumë të vështirë të blejnë produktet që iu duhen”, ka theksuar O’Brien. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Lajme
A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

Politikë
Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Siguri
Vaktia e Ramazanit 2025

Vaktia e Ramazanit 2025

Lajme
Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Politikë
E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

Lajme
Kalo në kategori