LAJMI I FUNDIT:

Oborri Mbretëror Shqiptar reagon pas videos kompromentuese të Princ Lekës, Policia e Shtetit i kundërpërgjigjet: Nuk e kemi publikuar ne

Oborri Mbretëror Shqiptar reagon pas videos kompromentuese të Princ Lekës, Policia e Shtetit i kundërpërgjigjet: Nuk e kemi publikuar ne

Policia e Shtetit ka dhënë një përgjigje ndaj akuzave të ngritura nga Oborri Mbretëror, në lidhje me publikimin e videove të incidentit mes Princ Lekës, Princeshë Elia Zaharias dhe babait të saj, Gjergj Zaharia. Përmes një njoftimi zyrtar, policia ka sqaruar se ka ndërmarrë të gjitha hapat e duhur procedurialë ndaj rastit që përfshin akuza për dhunë.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë (DVP Tiranë) ka bërë me dije se ka sekuestruar pamjet filmike dhe i ka dërguar ato në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë në Tiranë, duke u shprehur qartë se videot në fjalë nuk janë bërë publike nga strukturat e policisë. “Deklarojmë që kjo video nuk ka dalë nga strukturat e Policisë”, është theksuar në komunikatën e policisë.

Ky reagim vjen si përgjigje ndaj prononcimit të Oborrit Mbretëror, i cili më herët kishte akuzuar forcën e rendit për publikimin e pamjeve që, sipas tyre, duhet të mbeteshin konfidenciale dhe që janë pjesë e një çështjeje sensitive dhe private.

Ekspertiza mjeko-ligjore e konfirmon: Elia Zaharia ka shenja në duar dhe krah
Lexo po ashtu Ekspertiza mjeko-ligjore e konfirmon: Elia Zaharia ka shenja në duar dhe krah

Oborri Mbretëror kishte bërë të ditur se pamjet filmike të incidentit të filmuara nga Princ Leka në Pallatin Mbretëror – ku ai pretendon se është agresuar nga ish-bashkëshortja dhe ish-vjehrri i tij – janë dorëzuar si provë materiale në komisariatin e policisë nga vet Princi Leka ll Zogu. Ata kanë shprehur zhgënjim të madh nga veprimet e dyshuara të policisë dhe kanë kërkuar fshirjen e imazheve nga rrjetet sociale dhe nga mediat.

Elia Zaharia reagon për herë të parë pas videos konfliktuoze me Princ Lekën: U përpoqa të mbroj babin
Lexo po ashtu Elia Zaharia reagon për herë të parë pas videos konfliktuoze me Princ Lekën: U përpoqa të mbroj babin

“Përshëndetje, siç edhe jeni informuar, Princ Leka pasditen e 5 marsit ështe sulmuar fizikisht me sende të forta nga ish-bashkëshortja dhe ish-vjehrri i tij dhe videot e këtij momenti janë bërë publike në rrjetet sociale. Videot jane dorëzuar vetëm në komisariatin e policisë nga Princ Leka ll Zogu, si provë materiale për dhunën e ushtruar ndaj tij, por pavarësisht se janë kosideruar si nje sekret, këto materiale, së bashku me deklaratën, qarkulluan gjerësisht në rrjetet sociale dhe në medie duke përciell imazhe të pakëndëshme dhe me përmbajtje dhune. Oborri Mbretëror shpreh thellësishtë zhgënjimin nga institucionet ligjzbatuese te të cilat dyshojmë se kanë cënuar të drejtën e anonimitetit, duke shpërndarë videot te të tretë. Gjithashtu Oborri Mbretëror kërkon ndërhyrjen e policisë dhe institucioneve përkatëse për fshirjen e këtyre imazheve nga rrjetet sociale dhe nga mediet”, thuhet në njoftimin e Oborrit Mbretëror Shqiptar.

Ndërkohë, çështja mbetet nën hetim, dhe policia e shtetit ka rikonfirmuar angazhimin e saj për të ruajtur integritetin e hetimeve dhe për të trajtuar me kujdes dhe profesionalizëm çdo rast. Institucioni ka shprehur përkushtimin e tij për të vepruar në përputhje me ligjin dhe për të mbrojtur privatësinë e individëve të përfshirë në çështje të tilla të ndjeshme. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Mes spekulimeve për ndarje, Bes Kallaku bën postimin që emocionoi të gjithë

Mes spekulimeve për ndarje, Bes Kallaku bën postimin që emocionoi të gjithë

Magazina

"Mos më kërko, të të them lamtumirë", Xhensila thumbon Besin me këngën e re?

Magazina
Mediumi kroat: Portieri i Shqipërisë është hit në Instagram dhe kuptohet pse

Mediumi kroat: Portieri i Shqipërisë është hit në Instagram dhe kuptohet pse

Magazina
Ish-presidenti Ilir Meta njofton divorcin me Monika Kryemadhin

Ish-presidenti Ilir Meta njofton divorcin me Monika Kryemadhin

Magazina
Tifozja kroate, Ivana Knoll kapet keq me prezantuesen gjermane: Po të dukesha si ty, do të vishja gjithmonë rroba dimri

Tifozja kroate, Ivana Knoll kapet keq me prezantuesen gjermane: Po të dukesha si ty, do të vishja gjithmonë rroba dimri

Magazina
Influencerja thotë se Ronaldo është personazhi i famshëm më i keq që ka takuar, futbollisti i kishte folur tërë natën vetëm për një çështje

Influencerja thotë se Ronaldo është personazhi i famshëm më i keq që ka takuar, futbollisti i kishte folur tërë natën vetëm për një çështje

Magazina
Kalo në kategori