Të inkuadruar pas nëntë vitesh në elitën e futbollit kosovar, Fushë Kosova ka filluar të shkaktojë probleme për ekipet e mëdha.
Kjo falë punës së palodhshme që po bënë trajneri i Fushë Kosovës, Burim Shala, i cili ka arritur të krijojë një formacion ku sinkronizohet në mënyrën më të mirë të mundshme përvoja dhe talenti i lojtarëve të rinj.
Për rezultatet e Fushë Kosovës, objektivat e klubit dhe shumëçka tjetër është prononcuar në një intervistë për Telegrafin, trajneri i “Pampurave” Burim Shala.
Sa i përket rezultateve të ekipit në ndeshjet e fundit, Shala u shpreh i lumtur me paraqitjen e lojtarëve të tij, pë faktin që u larguan nga zona e rënies.
“Po, në tri ndeshjet e fundit jam shumë i kënaqur me performancën e lojtarëve e po ashtu edhe me pikët e fituara sepse arritëm që të ikim nga fundi i tabelës dhe të zvogëlojmë diferencën e pikëve me ekipet që janë jashtë zonës së rënies nga liga”, u shpreh fillimisht Shala.
Tutje, ai foli për objektivat e klubit ku u shpreh i sigurt se ekipi që udhëheq në fund do të arrijë të siguroj mbijetesën në elitë.
“Ne besojmë në punën tonë dhe në grupin që kemi, andaj jam shumë i sigurt që në fund ne do t’ia dalim të jemi pjesë e Superligës edhe vitin e ardhshëm”, vazhdoi Shala.
Fushë Kosova momentalisht numëron dhjetë pikë pas javës së 13-të dhe kur Shala u pyet se si e parashikon gjendjen e ekipit të tij në fund të sezonit vjeshtor, ai pati një përgjigje.
“Ne do të luftojmë që ta nxjerrim maksimumin në këto ndeshjet e mbetura, por duke pasur parasysh startin jo të mirë do të isha i kënaqur nëse arrijmë të marrim 20 pikë”, deklaroi Shala.
Për shkak të kushteve jo të mira në terrenin ku Fushë Kosova zhvillonte ndeshjet si vendas, Federata e Futbollit të Kosovës mori vendim që ata të zhvillojnë ndeshjet si nikoqir në stadiumin “Sami Kelmendi” në Lipjan.
Për këtë është shprehur i pakënaqur Shala, i cili tha se po u mungojnë tifozët e klubit dhe kjo po ndikon direkt në rezultatet e tyre.
“Ndeshjet si vendas nuk i luajmë në shtëpinë tonë dhe kjo është mjaft e vështirë sepse do të ishte shumë më e lehtë po të luanim në qytetin tonë para tifozëve tanë të zjarrtë dhe jam shumë i sigurt që edhe me pikë do të ishim shumë më mirë”, u përgjigj Shala.
Në ndeshjen e parë të zhvilluar ndaj Dritës në Lipjan, Fushë Kosova shkaktoi befasi duke marrë një barazim. Tekniku i Fushë Kosovës shprehet optimist se mund të dalin me rezultat pozitiv edhe nga përballja e dytë.
“Pa marrë parasysh formën e Dritës në ndeshjet e fundit, ata kanë një ekip shumë të mirë por ne do të përgatitemi maksimalisht për këtë takim dhe do ta analizojmë kundërshtarin në detaje dhe do të udhëtojmë për rezultat pozitiv. Kuptohet që për ne pozitive është edhe barazimi”, u shpreh ai.
Në fund, Shala tha se ekipi që drejton do të jetë aktiv në afatin kalimtar të janarit ku pritet të bëjnë disa transferime për të përforcuar skuadrën.
“Ndërhyrja në afatin kalimtar është shume e nevojshme dhe normalisht që ne do të ndërhyjmë patjetër pasi tani e kemi më të lehtë të tregohemi më të saktë rreth profilit të lojtarit që na duhet dhe që ne e kërkojmë”, përfundoi Shala.
Dueli mes Dritës dhe Fushë Kosovës do të zhvillohet të shtunën me fillim nga ora 13:00 në stadiumin me bari sintetik në Gjilan./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

“Ndërprisni menjëherë kontratën e tij” – Tifozët e Liverpoolit të nervozuar me paraqitjen e yllit të tyre ndaj PSG-së

Shënoi golin e fitores, por Elliott drejton gishtin tek heroi i vërtetë i Liverpoolit

“Ndoshta më e mira e jetës sime” – Alisson Becker flet për paraqitjen e tij kundër PSG-së

“Ndërprisni menjëherë kontratën e tij” – Tifozët e Liverpoolit të nervozuar me paraqitjen e yllit të tyre ndaj PSG-së

Te Real Madridi shqetësohen për atë që bëri Mbappe mbrëmë përballë Atleticos

Shënoi golin e fitores, por Elliott drejton gishtin tek heroi i vërtetë i Liverpoolit

Barcelona me dhjetë lojtarë në fushë merr triumf të madh ndaj Benficas si mysafir

Tallej me Diego Simeonen gjatë ndeshjes, Brahim Diaz befason sërish me deklaratë

Zbulohet plani perfekt i Real Madridit për Arda Guler dhe Endrick

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

"Nuk kam parë gjë më të shpifur", Gjesti kritikohet pasi i erdhi ndot nga trupi i Eglit për shkak të nishanit

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi