Nxirret nga rrënojat e tërmetit në Shqipëri edhe një tjetër trup i pajetë, shkon në 42 numri i viktimave

Dy ditë pas tërmetit ekipet e kërkim shpëtimit kanë nxjerrë nga rrënojat e hotelit "Miamare" trupin e pajetë të Sotiraq Mishajt.
Trupi i pajetë u transportua me ambulancë për në morg.
Në këtë rast, situata ka qenë dramatike, pasi një familjari i tij ka humbur ndjenjat.
"Në Thumanë dhe Durrës prej orës 22:00 të mbrëmjes së djeshme dhe deri në orën 12.40 janë nxjerrë nga rrënojat 10 shtetas të pajetë", raporton Policia e Shtetit.
Vazhdon rritja e numrit të viktimave nga tërmeti në Shqipëri, deri tani 41 persona kanë humbur jetën

Për momentin operacioni përfundoi, por do të bëhen verifikimet nëse ka apo jo persona të tjerë dhe më pas do merret një vendim.
Ministria e Mbrojtjes e Shqipërisë bën me dije se trupi i nxjerrë pak më parë çon në 42 numrin e viktimave.. /Ora News/
Nga
Telegrafi
28/11/2019
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals
















































