LAJMI I FUNDIT:

Vazhdon rritja e numrit të viktimave nga tërmeti në Shqipëri, deri tani 41 persona kanë humbur jetën

Vazhdon rritja e numrit të viktimave nga tërmeti në Shqipëri, deri tani 41 persona kanë humbur jetën

E plotësuar: Është rritur frikshëm bilanci tragjik i tërmetit të fuqishëm që tronditi vendin në orën 03:54 të mëngjesit të së martës.

Është konfirmuar viktima e 41 si pasojë e tërmetit të së martës.

Autoritetet po nxjerrin nga rrënojat disa të mbijetuar, ndërsa po përpiqen të komunikojnë me personat që ndodhen nën rrënoja në Thumanë. /tch/


E plotësuar: Është rënduar bilanci tragjik i tërmetit të fuqishëm që tronditi Shqipërinë në orën 03:54 të mëngjesit të së martës.

Të enjten numri i viktimave u rrit në 40.

Forcat e kërkimit kanë nxjerrë mbrëmjen e sotme trupat e pajetë të dy personave, nënë e bir nga rrënojat e pallatit 6-katësh të shembur në lagjen numër 18 në Durrës. /Euronews.al/

E plotësuar: Është nxjerrë nga rrënojat trupi i fundit i pajetë në pallatin gjashtë katësh në Durrës.

Ekipet e kërkim shpëtimit kanë nxjerrë trupin e Roza Meces.

Dy ditë më parë, u nxorën nga rrënojat edhe vajza e saj Diena Mece dhe mbesa 10-vjeçare, Esiela.

Deri tani numri i viktimave ka shkuar në 39, por pritet që të rritet pasi ka ende persona nën rrënoja. /Ora News/

Rreth orës 4 të mëngjesit në Thumanë janë nxjerrë nga rrënojat edhe 3 trupa të tjerë.

Kjo sipas Ministrisë së Mbrojtjes ka çuar numrin e të vdekurve në 37, raporton Top Channel.

Gjithashtu ministria bën me dije se operacionet e kërkim-shpëtimin janë ndërprerë pasi nuk ka informacion nëse ka akoma persona nën rrënoja. Ndërkohë numri i të plagosurve i ka kaluar 650.

Kujtojmë se tërmeti i cili goditi të martën Shqipërinë, ishte me magnitudë 6.4 shakllë të Rihterit ku dridhjet u ndjen edhe në Kosovë dhe vendet tjera fqinje. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

Lajme
Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Politikë
Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Drejtësi
Vazhdojnë hetimet për vdekjen e tre fëmijëve në Jabllanicë

Vazhdojnë hetimet për vdekjen e tre fëmijëve në Jabllanicë

Drejtësi
Nga ngrohja në Prishtinë te infrastruktura, si po ndikon pezullimi i fondeve të BE-së për Kosovën

Nga ngrohja në Prishtinë te infrastruktura, si po ndikon pezullimi i fondeve të BE-së për Kosovën

Lajme
Rohde ndjek me vëmendje zgjedhjet e Gjermanisë: Natë e gjatë e intensive sonte

Rohde ndjek me vëmendje zgjedhjet e Gjermanisë: Natë e gjatë e intensive sonte

Lajme
Kalo në kategori