Kriza ekonomike që ka përfshirë vendin pas ngritjes së theksuar të çmimeve të artikujve bazikë, dhënia e shujtave për nxënësit e shkollave fillore në Komunën e Prishtinës, do të ishte një ndihmesë për familjet që kanë fëmijë ne shkollë.
Ndarjen e shujtave e kërkojnë edhe nxënësit e Shkollës “Faik Konica”, në Prishtinë, por ata thanë se duan më shumë cilësi dhe llojllojshmëri të ushqimeve.
Ata shpresojnë që do t’u shpërndahet sërish ushqimi.
“Kish qenë mirë me qenë disa me vishnje, eurokrem, djathë. Kiflet më herët nuk i kemi ngrënë krejt, veç kur kanë qenë me ‘nutella’ ose djathë, edhe kanë qëlluar nganjëherë të prishur edhe qumështi edhe kiflet”, thotë një nxënës, për Radio Kosova.
Të rëndësishme e shumë të nevojshme këtë gjë e sheh edhe mësuesja Vjosa Zagragja – Salihu, mësimdhënëse në Shkollën “Faik Konica”.
Ajo thotë se është e nevojshme të rifillojë shpërndarja e shujtave, sidomos tash në këtë kohë kur kemi rritje të çmimeve te produkteve ushqimore.
“Me rritjen e këtyre çmimeve që po shkojnë duke u ngritur çdo herë e më shumë, do të ishte mirë të jepen përsëri për nxënësit e shkollave fillore, veçse kualiteti duhet të ndryshohet pak”, tha ajo.
Kryetari i Këshillit të Prindërve të Prishtinës, Jeton Demi, ka thënë se mirë do të ishte që qeverisja aktuale ne Prishtinë të planifikonte shumë më mirë për shujtat sesa që ishte planifikuar në të kaluarën.
“Mos të kemi formalitet ose ofrim të ushqimeve të cilat nuk kanë vlera ushqimore dhe nuk mund të përmbushin nevojat për ushqim dhe rrjedhimisht nuk mund të quhen shujta”, tha ai.
Në Drejtorinë Komunale të Arsimit thonë se çështja e shujtave për nxënës është në proces të shqyrtimit dhe planifikimeve buxhetore për projekte të caktuara, që nuk janë përfshirë në vitin 2022. Edhe ky projekt do të jetë në kuadrin e shqyrtimeve nga ekspertët e fushës përkatëse.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Kontrolli i përbashkët kufitar Maqedoni e Veriut – Kosovë, inspektohen punimet për “One Stop Shop” në Bllacë

ESHS: Paga mesatare neto në dhjetor ishte 43.587 denarë

Pamje nga aksioni i policisë në veri – mbyllen katër qendra ilegale nën dyshimin se përmes tyre qytetarët u kushtëzuan të votonin një parti politike

Vjen reagimi i parë nga LVV, Sallahu: Limaj dhe Nisma kanë të drejtë kushtetuese që të bëjnë koalicion paszgjedhor

Edhe Bekë Berisha përfshihet në debatin për koalicione: Nënshtrimin për interesa të ngushta, mos na e shitni si vlerë kombëtare

Ibishi nuk e përjashton një koalicion të LDK-së me LVV-në

Komentoi koalicionet e mundshme të Nismës, Sallahu: Statusi im paraprak ka kuptim veç juridik e kurrsesi politik

Reagon Haradinaj: E keqja ka emër - Albin Kurti

Aksion i policisë në veri - mbyllen dy qendra ilegale, dyshohet se përmes tyre qytetarët u kushtëzuan të votonin një parti politike

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Tre kandidatë për deputetë morën vetëm nga dy vota në zgjedhje

Detaje të reja nga KQZ: Vetëm në tri komuna kanë mbetur votat pa u numëruar

Kandidatja për deputete nga Lista për Familje: E votova veten por nuk më figuron, ka manipulime

Flick emëron një klub që mund ta pengojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

“Kamera në hotele për t’i shantazhuar politikanët”, gazetari Panduri tregon detaje se çka zbuloi AKI-ja për spiunët e BIA-s serbe

Limaj, vetë i treti do t'i bashkëngjitej koalicionit qeverisës