LAJMI I FUNDIT:

Nxënësit e Resnjës u njohën me llojet e zogjve të rajonit të Prespës

Nxënësit e Resnjës u njohën me llojet e zogjve të rajonit të Prespës

Në kuadër të projektit ”Forcimi i kapaciteteve për zbatimin e Natyra 2000”, nxënësit e shkollave fillore të Resnjës vizituan Qendrën e vëzhgimit në Stenjë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ata patën mundësinë që të njihen me trashëgiminë natyrore, që u prezantua nga ekspertë të jashtëm dhe të ministrisë për mjedis jetësor dhe planifikim hapësinor.


Nxënësit u njohën me llojet e zogjve që janë të pranishme në Prespë dhe sa vlejnë këta zogj për ekosistemin.

Përndryshe, si pjesë e rrjetit ”Natyra 2000”, Maqedonia duhet që të identifikojë të gjitha rajonet e rëndësishme për shpezët, para se të bëhet anëtare e Bashkimit Evropian./Telegrafi/