LAJMI I FUNDIT:

Nxënësi 13-vjeç rrah brutalisht profesorin në Skoci, mësimdhënësi përfundon i shtrirë në korridorin e shkollës pothuajse pa ndjenja

Nxënësi 13-vjeç rrah brutalisht profesorin në Skoci, mësimdhënësi përfundon i shtrirë në korridorin e shkollës pothuajse pa ndjenja

Një profesor në një shkollë të mesme në Skoci është sulmuar brutalisht nga një djalë 13-vjeç, ku si pasojë ka mbetur i shtrirë në tokë dhe pothuajse pa vetëdije.

Pamjet janë realizuar javën e kaluar në shkollën e mesme Taylor në Motherwell të Skocisë, ku shihet profesori në të 60-at duke qëndruar i shtrirë në korridorin e shkollës, pasi ishte sulmuar nga një nxënës, transmeton Telegrafi.

Në video shihet profesori i rrethuar nga kolegët e brengosur, dhe nxënësit që ishin aty përreth dhe shikoni me habi.


Në anën tjetër, nga policia skoceze është bërë e ditur se djaloshi është arrestuar dhe akuzohet për sulm fizik ndaj profesorit – duke pranuar në gjykatë se ka goditur profesorin.

Ngjarja ndodhi disa ditë, pasi një rast i ngjashëm shokoi opinionin në Skoci. Bëhet fjalë për tri profesoresha të një shkolle tjetër të mesme – Jonhstone, që u sulmuan nga një nxënës 16-vjeç dhe si pasojë përfunduan në spital me lëndime trupore.

Bëhet fjalë për stafin e shkollës të moshës 59, 48 dhe 34, që përfunduan në spitalin mbretëror Alexandra, kurse në këtë përleshje u lëndua edhe një nxënës 14-vjeç. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi

Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi

Serbia
Mercenari serb vritet në luftimet në Kursk, ish-pjesëtari i ushtrisë serbe e pëson me jetë nga sulmi me dron

Mercenari serb vritet në luftimet në Kursk, ish-pjesëtari i ushtrisë serbe e pëson me jetë nga sulmi me dron

Serbia
I dërguari i Trump pauzon planin e paqes në Ukrainë, për të zhvilluar bisedime me aleatët e NATO-s

I dërguari i Trump pauzon planin e paqes në Ukrainë, për të zhvilluar bisedime me aleatët e NATO-s

Evropa
Gjykatësi amerikan urdhëron administratën Trump t'i bindet ndalimit të ngrirjes së shpenzimeve

Gjykatësi amerikan urdhëron administratën Trump t'i bindet ndalimit të ngrirjes së shpenzimeve

Amerika
Njësia për operacione speciale e ukrainasve shkatërron makinerinë luftarake ruse dhe godet rëndë 14 ushtarë të Putinit

Njësia për operacione speciale e ukrainasve shkatërron makinerinë luftarake ruse dhe godet rëndë 14 ushtarë të Putinit

Evropa
Vuçiq thotë se Lista Serbe arriti “fitore të rëndësishme për Serbinë” në zgjedhjet në Kosovë

Vuçiq thotë se Lista Serbe arriti “fitore të rëndësishme për Serbinë” në zgjedhjet në Kosovë

Serbia
Kalo në kategori