Kuzhinieri i famshëm Salt Bae ka premtuar të sigurojë 5000 vakte çdo ditë për të ndihmuar në përgjigjen ndaj tërmetit shkatërrues në vendlindjen e tij, Turqinë.
Numri i të vdekurve të tragjedisë, e cila goditi edhe fqinjët Sirinë, tani ka arritur në 35,000 njerëz, mes frikës se do të rritet edhe më tej në ditët në vijim, shkruan The Mirror.
Me kalimin e orëve dhe ditëve, ekspertët kanë paralajmëruar se gjasat për të gjetur më shumë të mbijetuar në të ftohtin e acartë po bëhen gjithnjë e më të ulëta.
Për të ndihmuar të mbijetuarit, kuzhinieri Salt Bae zbuloi në faqen e tij në Instagram se do të nisë një ndihmë ushqimore me “ushqim të pakufizuar për të gjithë”.
Ai shkroi në një postim në Instagram: “Ne filluam të shërbejmë ushqim të nxehtë për më shumë njerëz, duke synuar 5000 njerëz çdo ditë”.
“Ne jemi më shumë se më të fortë të gjithë së bashku, të lutemi për Turqinë”.
Videot e rrjeteve sociale treguan kamionët e kuzhinierit të mbushura me kuti të mëdha ushqimi dhe punëtorët që e shpërndanin atë.
Edhe pse disa njerëzve u bëri përshtypje bamirësia e tij, të tjerë e akuzuan atë se ka përfituar nga tragjedia për të promovuar veten.
Tërmeti ishte të paktën 7.8 ballë të shkallës Rihter, duke shkaktuar dëme serioze në ndërtesa.
Një shef i Kombeve të Bashkuara më herët paralajmëroi se numri i të vdekurve mund të rritet në më shumë se 50,000.
Martin Griffiths, nënsekretari i përgjithshëm i OKB-së për Çështjet Humanitare dhe Koordinatori i Ndihmës Emergjente, tha për Sky News: “Unë mendoj se është e vështirë të vlerësohet saktësisht [sa kanë vdekur] pasi ne duhet të futemi nën rrënoja, por jam i sigurt do të dyfishohet ose më shumë”.
“Kjo është e tmerrshme. Kjo është natyra që të kundërpërgjigjet në një mënyrë vërtet të ashpër”.
Ai shtoi: “Ne nuk kemi filluar vërtet të numërojmë numrin e të vdekurve”.
Tërmeti ishte më vdekjeprurësi që ka prekur Sirinë që nga tërmeti i vitit 1822 në Aleppo, i cili ishte një nga tërmetet më të forta të regjistruar ndonjëherë në Levant dhe mori jetën e rreth 20,000 njerëzve.
Nga rrënojat kanë dalë një sërë historish të ngrohta, duke përfshirë një vajzë 10-vjeçare të nxjerrë nga rrënojat e një ndërtese të shembur në Turqinë juglindore, gjashtë ditë pasi rajoni u godit nga tërmeti.
Videoja e publikuar nga Bashkia e Stambollit tregoi shpëtimtarët duke e tërhequr vajzën përmes një vrime në një kat të një ndërtese të dëmtuar, në Hatay, përpara se ta çonin jashtë me barelë nga vendi ku ishte varrosur për 147 orë.
Gjithashtu në Hatay qendrore, një burrë dhe vajza e tij pesëvjeçare Emira u gjetën të gjallë nga një ndërtesë e shkatërruar.
Edhe pse numri i të vdekurve është shumë më i madh në Turqi, Siria është lënë kryesisht e vetme për t’u përballur me krizën në krye të shkatërrimit nga 11 vitet e luftës. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Sara Kolami: Nuk më pengon mosha e Drilonit
Gruaja e George Clooney-t, Amal është një nga njerëzit kyç në lëshimin e urdhër-arrestit për Netanyahun
Më në fund ndodh puthja e parë mes Leos dhe Lejlës
Fejohet Majk, publikon fotografi nga propozimi që i bëri partneres
Ellen DeGeneres dhe partnerja e saj largohen nga SHBA-ja, shkaku mund të jetë fitorja e Trumpit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje