Një video rrëqethëse e publikuar së fundmi në internet, shfaq momentin kur një helikopter në të cilin gjendej nusja që ishte nisur për në ceremoninë e saj martesore, rrëzohet.

Rosemere do Nascimento Silva ka ndërruar jetë në aksident së bashku me vëllanë, pilotin dhe fotografen që ishte në muajin e gjashtë të shtatzënisë, transmeton Telegrafi.


2 27

32-vjeçarja planifikonte të befasonte të fejuarin e saj Udirley Damasceno i cili po e priste pranë altarit, kur befasisht helikopteri u rrëzua një milje larg zonës ku kishte planifikuar të aterroj në Sao Paulo të Brazilit.

Dhëndri dhe 300 mysafirët e ftuar, nuk e kishin idenë që ajo planifikonte një hyrje spektatore në kishë.

4 18

Por, sipas hetuesve helikopteri ka mundur të rrëzohet për shkak të dukshmërisë së dobët, ku në një moment helikopteri kishte prekur degët e një druri gjigant.

“Të gjitha nuset ëndërrojnë që të arrijnë në altar me helikopter, por pa e ditur askush”, ka deklaruar organizatori i dasmës Carlos Eduardo Batista.