LAJMI I FUNDIT:

Nurboja: BQK realizoi 27 milionë euro profit gjatë vitit 2023

Nurboja: BQK realizoi 27 milionë euro profit gjatë vitit 2023

Kryetari i Bordit të Bankës Qendrore të Kosovës, Bashkim Nurboja, ka njoftuar se BQK ka miratuar raportin për vitin 2023.

Nurboja, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se është shumë i kënaqur me performancën e Bankës Qendrore të Kosovës për vitin 2023.

“Miratohet raporti vjetor 2023, shumë i kënaqur me perfomancen e BQK-së profiti mbi 27 milion euro, ku nga të cilat mbi 10 milion euro i ndahen buxhetit të shtetit”, ka shkruar Nurboja. /Telegrafi