Poezi nga: Mario de Andrade
Përktheu: Maksim Rakipaj
Numurova vitet e mia
dhe pashë se këtej e tutje
më pak vite më mbeten të jetoj
nga sa deri tani kam jetuar.
Ndjehem si ai fëmija
që ka fituar një qeskë me karamele
dhe të parat i hëngri me ngut,
po kur pa se i mbetën pak,
të tjerat filloi më me ëndje dhe qetësi t’i shijonte.
S’kam kohë tani për mbledhje të pafundme,
ku diskutohen statute, norma,
proçedura dhe rregulla të brendshme,
e di tani, kjo asgjëkund të shpie…
S’kam kohë tani
me njerëz të shkalafitur të merrem,
që megjithë moshën e gjendjes civile,
aspak nuk janë rritur.
S’më del koha tani
me trashësinë e tyre të merrem.
Nuk i duroj më dot oportunistët e dredharakët.
Më bezdisin ziliqarët,
që marrin nëpër gojë të aftët,
që t’u marrin vendin, talentin, ç’kanë arritur.
Më shpifet kur më qëllon të shoh
ç’lemeri pjell lufta për një post të lartë.
Njerëzit nuk merren me përmbajtjen,
te titujt e kanë mendjen.
Mua s’më del më koha të merrem me titujt.
Thelbin dua, shpirti më ka ngut…
S’kam edhe aq karamele te qeska…
Dua të jetoj pranë njerëzve,
që janë vërtet njerëz.
Që dinë të buzëqeshin kur gabojnë.
Që nuk fryhen kur fitojnë.
Që nuk e quajnë veten “të zgjedhur”, pa qënë ende të tillë.
Që nuk u shmangen përgjegjësive që kanë.
Që mbrojnë dinjitetin njerëzor
e që dëshirojnë të jenë me të ndershmen, me të vërtetën.
Rëndësi ka ajo çka bën,
që jeta t’ia vlejë të jetohet.
Dua të kem përqark ata
që dinë të shkojnë në zemrën e njerëzve…
Njerëz, që goditjet e rrepta të fatit
u kanë mësuar të rriten
duke u zbukuruar shpirtin.
Po… kam ngut… të jetoj fuqishëm
e këtë vetëm pjekuria mund të ma japë.
Mëtoj të mos më shkojë dëm asnjë karamele
nga këto që më kanë mbetur…
Jam i sigurt se më të shijshme kanë për të qënë
nga ato ç’kam ngrënë deri tani.
Synoj i kënaqur të arrij deri në fund
në paqe me të dashurit e me ndërgjegjen time.
Shpresoj të jesh edhe ti,
sepse gjithsesi, do të vish edhe ti deri këtu…
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë