LAJMI I FUNDIT:

Numër rekord i votuesve në Hong Kong, deri në mesditë votuan më shumë votues se në zgjedhjet e vitit 2015

Numër rekord i votuesve në Hong Kong, deri në mesditë votuan më shumë votues se në zgjedhjet e vitit 2015

Votuesit kanë dalë në numër rekord, për të hedhur votën e tyre në zgjedhjet e distriktit të Hong Kongut.

Vetëm deri në orët e mesditës së sotme, dolën për të hedhur votën më shumë votues se në zgjedhjet e vitit 2015, transmeton Telegrafi. Zgjedhjet konsiderohen si test, për mbështetjen e shefes ekzekutive Carrie Lam.

Protestuesit pro-demokracisë, shpresojnë se votimi do t’i dërgojë një mesazh qeverisë kineze pas pesë muajve të trazirave dhe protestave antiqeveritare.


Grupet e këtyre protestuesve, kanë kërkuar për qetësi dhe të përmbahen nga çdo lloj veprimi që do ta thyente rendin dhe ligjin. Deri më tani, nuk është raportuar për asnjë parregullsi.

Radhë të gjata të votuesve janë krijuar para vendvotimeve, që nga orët e para të mëngjesit, nga frika se policia do t’i mbyllte qendrat, nëse ka protesta.

Janë 4.1 milionë banorë që kanë të drejtë vote, që është më shumë se gjysma e popullsisë prej 7.4 milionë banorëve. /Telegrafi/