LAJMI I FUNDIT:

Nuk do të ketë stacion për matjen e cilësisë së ajrit në Strugë para vitit 2021

Nuk do të ketë stacion për matjen e cilësisë së ajrit në Strugë para vitit 2021

Qytetarët e Strugës do të duhet të presin të paktën deri në vitin 2021 që të mësojnë se cili është ndikimi i dëmshëm i deponisë së egër ndaj rrethinës dhe shëndetit të tyre. Struga për momentin nuk është pjesë e rrjetit të stacioneve matëse në Maqedoni, me ndihmën e të cilave vëzhgohet cilësia e ajrit. Nga Ministria e ambientit jetësor për Alsat -M thonë se për këtë shkak nuk posedojnë informacioneve se çfarë ajri thithin struganët.

“Si pjesë e rrjetit për ndjekjen e cilësisë së ajrit, ministria posedon stacion mobil, që sipas planit të këtij dikasteri, në Strugë do të vendoset pas vitit 2021 dhe një vit do të kryej matjen e cilësisë së ajrit”, thonë nga Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Palnifikimit Hapësinor.

Mbrojtësit e ambientit thonë se nuk janë të befasuar nga plani i këtillë i ministrisë, kështu që apelojnë që shteti urgjentisht t’i jep prioritet Strugës dhe të mos pritet deri në vitin 2021.


Nga Qendra e shëndetit publik në Ohër, nën kompetencën e të cilës është edhe Struga, janë të shqetësuar për shëndetin e qytetarëve.

“Duhet të kontrollohet se çfarë digjet, çfarë përbërje kanë gazrat që dalin, duhet të bëhet analizë për këtë. Pa këtë, nuk mund të themi që ndikon, por nga ajo që e shohim se del tym i zi dhe gri, gjithsesi që kjo alarmon se diçka po ndodh dhe se kjo mund të ketë ndikim negativ ndaj shëndetit të njerëzve”, tha drejtori i Qendrës së Shëndet Publik, Sasho Toçkov.

Banorët e Strugës dyshojnë se deponia është një prej shkaktarëve të dukurisë në rritje të të prekurve nga kanceri në komunën e tyre. Për dy vite, përkatësisht në vitin 2016 dhe 2017, sipas të dhënave zyrtare nga spitali i qytetit, në Strugë ka 200 persona të ri të prekur nga kanceri.

Në trend Lajme

Më shumë
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

Siguri
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Drejtësi

"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri

Siguri
Analistët: Roli i diasporës në këto zgjedhje po merret më seriozisht nga partitë politike

Analistët: Roli i diasporës në këto zgjedhje po merret më seriozisht nga partitë politike

Politikë
Pasaporta e Shqipërisë renditet e 43-ta në botë, shqiptarët mund të udhëtojnë në 123 vende të botës pa viza

Pasaporta e Shqipërisë renditet e 43-ta në botë, shqiptarët mund të udhëtojnë në 123 vende të botës pa viza

Lajme
Babai i viktimës në Shkodër: Do ta kërkoj vetë autorin, do ta laj me gjak nëse nuk ndërhyhet

Babai i viktimës në Shkodër: Do ta kërkoj vetë autorin, do ta laj me gjak nëse nuk ndërhyhet

Lajme
Kalo në kategori