Gazetari i njohur i merkatos, Fabrizio Romano, ka raportuar se Manchester United do të fokusohet tashmë në transferimin e një sulmuesi të ri gjatë këtij afati kalimtar.

Klubi anglez ka arritur tashmë marrëveshjet për Matheus Cunha dhe Bryan Mbeumo, por kërkimi për përforcime në fazën ofensive nuk mbaron me kaq.


Romano thekson se buxheti për blerjen e një sulmuesi të ri do të varet nga të ardhurat që United do të sigurojë nga shitjet.

"Manchester United planifikon të nënshkruajë një sulmues të ri në javët e ardhshme si objektiv kryesor, pasi të finalizojë marrëveshjen me Bryan Mbeumo".

"Largimet do të jenë çelësi për buxhetin", raporton Romano.

Në listën e mundshme të largimeve përfshihen emra të rëndësishëm si Alejandro Garnacho, Jadon Sancho, Marcus Rashford dhe Antony, për të cilët spekulohet se mund të ndërrojnë skuadër gjatë verës. /Telegrafi/

telegrafi sport app