Nuk ndalen zënkat mes lojtarëve të Interit – tani ishte radha e Onanas dhe Dzekos, futet në mes Calhanoglu

Interi mposhti Porton me rezultat 1-0 në ndeshje të fortë në Ligën e Kampionëve, por ajo që tëheqi vëmendjen ishte një debat mes portierit Andrea Onana dhe Edin Dzekos.
Kamerunasi u ankua për diçka te Dzeko, pas së cilës ata patën një përleshje verbale në fund të pjesës së parë që u regjistrua nga kamerat.
Mesfushori turk Hakan Calhanoglu u përfshi në mes dhe u përpoq të qetësonte gjërat mes shokëve të tij, duke i vënë dorën në gojë portierit kamerunas.
Për momentin nuk dihet se cila është arsyeja e sherrit mes Onanas dhe Dzekos, por nuk ka dyshim se pas takimit gazetarët do të kenë pyetje për të dy.

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals



































