LAJMI I FUNDIT:

Nuk mbahet mbledhja e Komisionit për arsim në mungesë të kuorumit, dështon raportimi i anëtarëve të KShC-së

Nuk mbahet mbledhja e Komisionit për arsim në mungesë të kuorumit, dështon raportimi i anëtarëve të KShC-së

Në mungesë të kuorumit ka dështuar të mbahet mbledhja e Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturë, Rini dhe Sport, në të cilën ishte paraparë raportimi i anëtarëve të Këshillit Shtetëror të Cilësisë.

Kryetari i Komisionit, Ardian Gola, tha se në mungesë të kuorumit mbledhje formale nuk mund të mbajnë.

“Fatkeqësisht nuk kemi kuorum dhe fatkeqësisht jo të gjithë deputetët e kanë konfirmuar pjesëmarrjen e tyre. Ligjërisht me mungesë të kuorumit mbledhje formale nuk mund të mbajmë”, tha ai.


Siç njofton KP, raportimi i anëtarëve të Këshillit Shtetëror të Cilësisë u vendos që të mbahet në fillim të sesionit vjeshtor.

Në këtë mbledhje, pikë e rendit të ditës ka qenë edhe diskutimi lidhur procesin e mbikëqyrjes së zbatimit të Ligjit për botimin e teksteve shkollore, mjeteve mësimore lekturës shkollore dhe të dokumentacionit pedagogjik.

Në trend Lajme

Më shumë
Qeveria miraton nismën për marrëveshje në fushën e mbrojtjes ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së

Qeveria miraton nismën për marrëveshje në fushën e mbrojtjes ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së

Lajme
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
Përfundon rinumërimi i 50 vendvotimeve – në mesditë nis rinumërimi i 1,631 fletëvotimeve nga votimi me postë

Përfundon rinumërimi i 50 vendvotimeve – në mesditë nis rinumërimi i 1,631 fletëvotimeve nga votimi me postë

Lajme
Miratohet nisma për shkëmbim të informacionit të klasifikuar mes Kosovës dhe Sllovenisë

Miratohet nisma për shkëmbim të informacionit të klasifikuar mes Kosovës dhe Sllovenisë

Lajme
“Bjeshkët në këtë fotografi nuk i takojnë Serbisë” - Ambasada gjermane përballet me komentuesit serb për bjeshkët e Kosovës

“Bjeshkët në këtë fotografi nuk i takojnë Serbisë” - Ambasada gjermane përballet me komentuesit serb për bjeshkët e Kosovës

Lajme
I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët

Lajme
Kalo në kategori