LAJMI I FUNDIT:

“Nuk largohem nga Interi”

“Nuk largohem nga Interi”

Jeison Murillo i ka hedhur poshtë spekulimet për një largim të mundshëm gjatë afatit kalimtar veror.

Reprezentuesi kolumbian i Interit kohëve të fundit ka qenë i fokusuar nga mediat, teksa ishte thënë se klubi i Manchester United dhe Bayern Munich kanë filluar negociatat për transferimin e tij.

“Isha i gëzuar kur dëgjova që Interi ishte i interesuar për mua. Jam i kënaqur që tifozët e dëshirojnë qëndrimin tim. Kam kontratë 5-vjeçare dhe do të jap 100% nga vetja”, ka përfunduar mbrojtësi i Interit


Për Murillon gjithashtu kanë shprehur interesim edhe Arsenali.