"Nuk kam fjetur deri në 8:00 të mëngjesit" - Xhaka tregon si u ndje pas humbjes nga Serbia

Kapiteni i Zvicrës, Granit Xhaka, ka pranuar se nuk ka mundur të mbyllë sytë pas humbjes ndaj Serbisë në Leskovc me rezultat 2-0. Në një intervistë për mediumin zviceran RTS, Xhaka ka pranuar hapur para zhgënjimin për humbjen. “Të jem i sinqertë, nuk kam fjetur deri në 8:00 të mëngjesit. Ishte një lojë shumë emocionale, sido që të jetë unë gjithmonë kam probleme me gjumin pas ndeshjes, veçanërisht nëse është humbje”.

Zvicra ka marr vetëm 1 pikë nga katër ndeshje deri më tani në fazën e grupeve. /Telegrafi/

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals











































