Cristiano Ronaldo është vizituar në jaht nga zyrtarët e Agjencisë së Taksave Doganore, në Formentera.

Portugezi është befasuar teksa ishte në pushime me fëmijët, të dashurën Georgina dhe nënën, Dolores.


Sipas revistës Hola, sulmuesi i Real Madridit është pyetur për evazionin fiskal dhe inspektimin e anijes, transmeton Telegrafi.

Ky ishte një inspektim për të verifikuar dokumentacionin e anijes nëse çdo gjë ishte në rregull.

Ndryshe, futbollisti po akuzohet për shmangie të tatimit në vlerë mbi 14.5 milionë euro. /Telegrafi/

ronaldo 10

telegrafi sport app