LAJMI I FUNDIT:

Nuk ka reciprocitet të ri ndaj Serbisë

Nuk ka reciprocitet të ri ndaj Serbisë

Sipas autoriteteve në Kosovë, Marrëveshja e Brukselit për lëvizjen e lirë e nënshkruar në vitin 2011 nga Republika e Kosovës dhe Republika e Serbisë po zbatohet edhe nga ana e Prishtinës.

Ditë më parë mediet serbe kanë raportuar, se drejtoria e policisë kufitare së Kosovës ka marrë vendim pa miratimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Kosovës për të mos lejuar dhe pranuar pasaportat e Republikës së Serbisë.

Në këtë situatë qytetarëve të Serbisë u pamundësohet hyrja në Kosovë, nëse ata përdorin pasaportën e Serbisë si dokument identifikues për të udhëtuar.


Ata mund të udhëtojnë në Kosovë vetëm me letërnjoftim të Serbisë ashtu siç e parashikon edhe pika e tretë e Marrëveshjes së Brukselit për Lëvizje të Lirë.

Sipas zëdhënësit të policisë së Kosovës, Baki Kelani, po zbatohet vetëm Marrëveshja e Brukselit për Lirinë e Lëvizjes.

“Lëvizja/ kalimi i kufirit mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë është e rregulluar me Marrëveshjen për Lirinë e Lëvizjes të vitit 2011. Policia e Kosovës ka vepruar dhe vazhdon të veprojë konform kësaj marrëveshjeje. Ne vetëm zbatojmë marrëveshjen.”, thotë ai.

Ndërsa, nga zyra për media e Ministrisë së Brendshme të Kosovës thuhet, se ky nuk është vendim nga qeveria. Por, vetëm po zbatohet Marrëveshja e Brukselit për Lëvizje të Lirë. Pika e tretë e Marrëveshjes për Lëvizje të Lirë parashikon që secila palë të zbatojë një sistem, ku letërnjoftimet do të shoqërohen nga dokumente me “hyrje-dalje” për personat nga pala tjetër, të cilët dëshirojnë të kalojnë tranzit në një shtet të tretë.

E njëjta marrëveshje vlen që nga viti 2011 edhe për qytetarët e Kosovës, të cilët duan të udhëtojnë drejt Republikës së Serbisë me pasaportat e tyre./DW/

Në trend Lajme

Më shumë
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

Siguri
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Drejtësi

"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri

Siguri
Analistët: Roli i diasporës në këto zgjedhje po merret më seriozisht nga partitë politike

Analistët: Roli i diasporës në këto zgjedhje po merret më seriozisht nga partitë politike

Politikë
Pasaporta e Shqipërisë renditet e 43-ta në botë, shqiptarët mund të udhëtojnë në 123 vende të botës pa viza

Pasaporta e Shqipërisë renditet e 43-ta në botë, shqiptarët mund të udhëtojnë në 123 vende të botës pa viza

Lajme
Babai i viktimës në Shkodër: Do ta kërkoj vetë autorin, do ta laj me gjak nëse nuk ndërhyhet

Babai i viktimës në Shkodër: Do ta kërkoj vetë autorin, do ta laj me gjak nëse nuk ndërhyhet

Lajme
Kalo në kategori