LAJMI I FUNDIT:

Nuk ka ndonjë plan të veçante që Pogba të bëjë iftar gjatë ndeshjes ndaj Liverpoolit, Rangnick thotë se Ramazani nuk ndikon në lojën e tij

Nuk ka ndonjë plan të veçante që Pogba të bëjë iftar gjatë ndeshjes ndaj Liverpoolit, Rangnick thotë se Ramazani nuk ndikon në lojën e tij
(Foto: Instagram/paulpogba)

Trajneri i Manchester Unitedit, Ralf Rangnick, ka thënë se nuk është bërë ndonjë plan për t’ia lejuar Paul Pogbas prishjen e agjërimit gjatë derbit të Ligës Premier kundër Liverpoolit.

Të martën mbrëma, Djajtë e Kuq udhëtojnë në Anfield për ta zhvilluar ndeshjen shumë të rëndësishme për të dyja skuadrat – vendasit konkurrojnë për titull, kurse mysafirët për top-katërshe.

Për shkak të Ramazanit, Pogba do të jetë duke agjëruar, ndërsa iftari është gjatë kohës kur zhvillohet ndeshja.


Megjithatë, trajneri i Unitedit ka thënë se nuk është bërë ndonjë plan që do t’ia lejonte francezit prishjen e agjërimit derisa sfida është duke u luajtur.

“Si lojtar, si një profesionist, ai është mësuar me këto. Nuk kam biseduar me të në lidhje me këtë gjë, kjo nuk do të ndikojë në performancën e tij. Sa e di unë, ai agjëron, por siç thash, nuk kam folur personalisht me të në lidhje me këtë”.

(Foto: Instagram/paulpogba)

“Kam pasur edhe disa futbollistë të tjerë (që kanë agjëruar). Po ashtu, e di së paku një lojtar të Liverpoolit që ka qenë lojtar i imi, i cili po ashtu është duke agjëruar. Ibrahim Konate, prandaj edhe ai do ta kishte problemin e njëjtë”, ka thënë trajneri i Unitedit në një konferencë për shtyp.

Për një stopim të topit që mund ta bëjë pothuajse çdo kush, Bruno e duartrokiti Pogban
Lexo po ashtu Për një stopim të topit që mund ta bëjë pothuajse çdo kush, Bruno e duartrokiti Pogban

Strategu gjerman njëherësh i ka hedhur poshtë sugjerimet se Ramazani po ndikon në lojën e mesfushorit. 29-vjeçari ishte zëvendësuar në pjesën e dytë të ndeshjes ndaj Norwich Cityt (3-2) të shtunën dhe ishte fishkëllyer nga tifozët.

“Jo, thjesht mendova se ishte momenti i duhet për të sjell freski dhe lojtarë të freskët. Po ashtu, kishte të bëjë edhe me rezultatin në atë çast, por nuk kam menduar për Ramazanin apo gjëra të ngjashme”, ka sqaruar Rangnick. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
City ofron 100 milionë euro për transferimin e yllit të Barcelonës

City ofron 100 milionë euro për transferimin e yllit të Barcelonës

La Liga
Klopp lidhet me një rikthim sensacional në stol – tri skuadrat për të cilat ai mund të nënshkruajë

Klopp lidhet me një rikthim sensacional në stol – tri skuadrat për të cilat ai mund të nënshkruajë

Ndërkombëtare
Barcelona ishte e vetëdijshme për thyerjen e rregullave ndaj Osasunas – pse nuk morën masa?

Barcelona ishte e vetëdijshme për thyerjen e rregullave ndaj Osasunas – pse nuk morën masa?

La Liga
Martin Zubimendi tanimë ka vendosur për klubin e ri

Martin Zubimendi tanimë ka vendosur për klubin e ri

La Liga
Barcelona synon transferimin e yllit të Milanit si zëvendësues të De Jong

Barcelona synon transferimin e yllit të Milanit si zëvendësues të De Jong

Serie A
Barcelona po e sakrifikon një yll të madh për transferimin e Dean Huijsen

Barcelona po e sakrifikon një yll të madh për transferimin e Dean Huijsen

La Liga
Kalo në kategori