“Nuk ka fjalë që ta përshkruajmë këtë emocion”, Lumbardh Dellova pas triumfit ndaj Sllovakisë

Qendërmbrojtësi Lumbardh Dellova është shprehur shumë i lumtur me fitoren ndaj Sllovakisë dhe kalimin në finale të playoff-it për kualifikim në Kupën e Botës 2026.
Në një intervistë për Telegrafin pas ndeshjes, ai tha se nuk mund ta përshkruajë me fjalë emocionin që ai dhe bashkëlojtarët e tij po ndiejnë në këto momente.
Tutje Dellova tha se bashkimi i grupit ka qenë çelësi për këtë triumf, pavarësisht se Kosova e gjeti fillimisht veten në disavantazh.
“Po këtë ndeshje nuk ka fjalë që ta përshkruaj, siç e patë edhe vet ishte një dramë, një luftë e vërtetë. Jemi shumë të lumtur për tri pikët që i morëm, që jemi në finale, siç e thatë edhe ju, finalja luhet në Prishtinë”.
“E filluam lojën si me stres mund të them, ndoshta i pranuam disa gola të thjeshtë mund të them, por pastaj e gjetëm forcën e morëm veten dhe u rikthyem”.
“Jemi të lumtur të gjithë dhe nuk ka fjalë që ta përshkruajmë këtë fitore. Ne gjithmonë besojmë te njëri-tjetri, nuk e fusim veten në presion, i kemi zemrën, mendjen të gjitha tek fitorja”, ka deklaruar Dellova për Telegrafin.
Ekipi i Telegrafit ndodhet në Bratislavë, me gazetarët Lavdim Pireva dhe Romak Zeqiri, si dhe kameramanin Korab Basha.
Udhëtimi i ekipit është mundësuar nga 99esim, Globi M.I, DFK Group dhe Lasko./Telegrafi/





















































