LAJMI I FUNDIT:

Nuk ka fitues në derbin e hendbollit ndërmjet Prishtinës dhe Rahovecit

Nuk ka fitues në derbin e hendbollit ndërmjet Prishtinës dhe Rahovecit
(Foto: kosovahandball.info)

Nuk ka dhënë fitues derbi i xhiros së parë në Superligën A të Kosovës në hendboll. Në kuadër të javës së 19-të kampionale, Prishtina e Rahoveci luajtën 26-26, të dielën mbrëma në kryeqytet.

Prishtina nuk ia doli t’i revanshohet Rahovecit për humbjen e shkaktuar në ndeshjen e kaluar.

Ndeshja ishte e fortë dhe e hapur deri në fund. Në pjesën e parë, Prishtina krijoi epërsi deri në katër gola (11-7, 12-8), por “vreshtarët” megjithatë u afruan në një gol.


Lojë interesante u zhvillua në pjesën e dytë. Deri në dy gola u shkëputën të dy skuadrat, kurse Alban Haziri shënoi golin e fundit për 26-26. Arti Luzha i Rahovecit bëri pritje në fund.

Agon Bajqinovci i Prishtinës i shënoi dhjetë gola, ndërsa shtatë i kishte Oltion Beshiri. Endrit Tafarshiku shënoi tri gola.

Alban Haziri ishte më efikasi te Rahoveci me 12 gola. Nga tri i shënuan Marley Wallace Fernandes dhe Besmir Kusari.

Ndërkohë Besa Famgas ka vazhduar me fitore. E ka mposhtur në Pejë skuadrën e Vushtrrisë me rezultat 33-28.

Arbios Mushkolaj dhe Franco Daniel Gavidia shënuan nga shtatë gola për Besën. Gjashtë i kishte Jon Muqolli. Te Vushtrria, Nemanja Drakuloviq i shënoi 11 gola, ndërsa shtatë i kishte Bozhidar Nikoçeviq.
Fitoren më bindëse në Superligën A e shënoi Trepça.

Në “Minatori”, mitrovicasit fituan ndaj Kastriotit të Ferizajt me rezultat 37-22. Trepça u shkëput herët për të vazhduar ecurinë pozitive. Deniz Terziqi i shënoi nëntë gola për Trepçën, ndërsa shtatë i kishte Shpëtim Mehmeti. Me dy gola kontribuoi edhe portieri Meriton Lladrovci që pati tjetër ndeshje të dalluar.

Te Kastrioti, nëntë gola i shënoi Festim Mustafa, ndërsa pesë i kishte Jeton Bislimi.

Në trend Sport

Më shumë
Avokati thotë se do të dorëzohet në polici ditëve në vijim - Berat Nimani mohon përfshirjen në sulm

Avokati thotë se do të dorëzohet në polici ditëve në vijim - Berat Nimani mohon përfshirjen në sulm

Boks
Motra e Besar Nimanit dyshohet se tentoi të fuste një thikë në sallën e gjyqit

Motra e Besar Nimanit dyshohet se tentoi të fuste një thikë në sallën e gjyqit

Boks
Pique dëshiron që ndeshjet të mos përfundojnë 0-0, del me një ide revolucionare

Pique dëshiron që ndeshjet të mos përfundojnë 0-0, del me një ide revolucionare

Ndërkombëtare
Man City zbulon nënshkrimin e madh, Guardiola do të ketë më shumë opsione për pjesën tjetër të sezonit

Man City zbulon nënshkrimin e madh, Guardiola do të ketë më shumë opsione për pjesën tjetër të sezonit

Premier League
Ylli i Real Madridit ka njoftuar Perezin se është i gatshëm të largohet në mënyrë permanente nga klubi

Ylli i Real Madridit ka njoftuar Perezin se është i gatshëm të largohet në mënyrë permanente nga klubi

La Liga
MKRS del me sqarim: Nuk janë anuluar tenderët për stadiumin në Pejë, Gjilan e Mitrovicë

MKRS del me sqarim: Nuk janë anuluar tenderët për stadiumin në Pejë, Gjilan e Mitrovicë

Sport vendor
Kalo në kategori