LAJMI I FUNDIT:

“Nuk jemi gati për fluks turistësh”, Klosi në Durrës: Strukturat turistike ende me probleme

“Nuk jemi gati për fluks turistësh”, Klosi në Durrës: Strukturat turistike ende me probleme

Zonat turistike bregdetare nuk kanë struktura dhe kapacitete për të pritur fluksin e turistëve të vitit 2019. Në një panel me operatorë dhe sipërmarrës në Durrës, ministri Blendi Klosi pranoi se kushtet aktuale e bëjnë të pamundur një sezon turistik optimal.

Për një mbarëvajtje sa më të mirë të sezonit turistik, në Durrës është mbledhur një panel me operatorë, biznesmenë të zonës si dhe drejtues të pushtetit lokal dhe atij qendror. I pranishëm, ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi deklaroi se do të nevojitet ende kohë për të hedhur pas pasojat e pandemisë dhe tërmetit, dhe me shërbimin aktual, nuk mund të shpresojmë për të arritur fluksin e pushuesve të vitit 2019.

“Nuk kemi akoma një përgatitje të vërtetë të strukturave tona turistike për të përgatitur për një fluks të madh turistik sidomos gjatë muajit korrik dhe maksimalisht në muajt gusht dhe shtator. Pra, e kemi të vështirë të themi që jemi me shërbimet gati karshi një fluksi të vërtetë turistësh”, u shpreh z. Klosi.


Ndërkohë, operatorët turistikë dhe sipërmarrësit e zonës ngritën një sërë pengesash me të cilat po përballet Durrësi aktualisht. Dy nga pengesat mbi të cilat vuri theksin kryetari i Shoqatës së hotelierëve në Durrës, Eduart Xhepa, është çmimi i tamponit të COVID-19 dhe fiskalizimi.

“Çmimi i tamponit në aeroport, i cili është i detyrueshëm dhe kërkohet për turistët e huaj që vizitojnë Shqipërinë, ka pretendime që është çmim i lartë, qifte në aeroport, qoftë në klinika. Problem tjetër kemi fiskalizimin, që ka afatin e fundit me datë 1 korrik”, u shpreh  Xhepa.

Gjatë takimit në panel u diskutua edhe për projektin e portit të Durrësit dhe zhvillimin që ky port do t’i japë zonës në të ardhmen./Euronews Albania

Në trend Lajme

Më shumë
Brohoritje 'Zdravo', 'Albin hajni' dhe mjete piroteknike gjatë tubimit të Kurtit në Skenderaj

Brohoritje 'Zdravo', 'Albin hajni' dhe mjete piroteknike gjatë tubimit të Kurtit në Skenderaj

Lajme
E quajti 'gjeneral të vetëshpallur', Haradinaj i përgjigjet Donika Gërvallës

E quajti 'gjeneral të vetëshpallur', Haradinaj i përgjigjet Donika Gërvallës

Politikë
U raportua se do të sillen 100 mijë palestinezë në Shqipëri, reagon Rama

U raportua se do të sillen 100 mijë palestinezë në Shqipëri, reagon Rama

Lajme
Nga pasaporta tek simbolet, si do të funksionojë 'shteti Bektashi' - Samarxhi zbulon detajet

Nga pasaporta tek simbolet, si do të funksionojë 'shteti Bektashi' - Samarxhi zbulon detajet

Lajme
Tomë Gashi: Vetëvendosje dëshiron me formu një SPAK në Kosovë

Tomë Gashi: Vetëvendosje dëshiron me formu një SPAK në Kosovë

Drejtësi
Avokati shpalos detajet nga seanca e sotme kur familja e Liridona Ademajt u përballen me vrasësit

Avokati shpalos detajet nga seanca e sotme kur familja e Liridona Ademajt u përballen me vrasësit

Drejtësi
Kalo në kategori