LAJMI I FUNDIT:

Nuk janë as italianët, rusët, e as amerikanët – mafiozët më të rrezikshëm tanimë janë meksikanët!

Nuk janë as italianët, rusët, e as amerikanët – mafiozët më të rrezikshëm tanimë janë meksikanët!

Meksikanët kanë organizatën më të rrezikshme të mafiozëve, të ndjekur nga italianët, rusët dhe amerikanët.

Narkokarteli meksikan është organizata më e fuqishme dhe më e rrezikshme e mafias në botë, pretendojnë kriminologët.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, ekspertët e policisë kanë thënë se mafiozët meksikanë, për të arritur qëllimet e tyre, nuk kursejnë asnjë veprim, përfshirë prerjen e kokave, torturat, vrasjet dhe rrëmbimet.


Siç thuhet më tej, grupi më i fortë me bazë në Nuevo Laredo është i karakterizuar nga ndarja në klane Bravo dhe Zetas, të cilët janë në një luftë të vazhdueshme kundër rivalit Cartel del Noreste.

Po sipas kriminologëve, në vend të dytë vijnë mafia italiane me përfaqësuesit më brutal – Cosa Nostra, Sacra Corona Unita, Ndrangheta dhe Camorra.

Ata janë të angazhuar në narkotikë, merren me ryshfet, mashtrim, zare dhe baste të paligjshme.

Mafiozët italianë fitojnë dhjetëra miliarda dollarë në vit, por nuk janë edhe më tej, po aq të fuqishëm si në të kaluarën.

Ndërsa vendi i tretë i takon mafisë ruse. “Solntsevskaya Bratva” përfaqëson një rrjet prej dhjetë brigadash të ndara, të cilat veprojnë në mënyrë të pavarur, përveç financave.

Një trup i madh mbikëqyrës përbëhet nga dymbëdhjetë liderë që udhëheqin të gjithë organizatën.

Në vijim janë gangsterët amerikanë dhe grupet e rrugëve në Shtetet e Bashkuara. Veçanërisht janë të rrezikshëm “Crips”, një grup afrikano-amerikan i vendosur në Los Anxhelos. Ata janë të njohur për shpërndarje të drogës, vrasje dhe plaçkitje.

Në Shtetet e Bashkuara ka grupe shumë të forta edhe latine që kanë lidhje të ngushta me narkodilerët meksikanë.

Siç bëhet e ditur, shumica e anëtarëve vijnë nga Salvadori dhe njihen për hakmarrjen e tyre mizore dhe të paskrupullt. Ata vrasin gratë dhe fëmijët e policisë dhe zyrtarëve gjyqësorë. /Telegrafi/