Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Albena Reshitaj i është përgjigjur sot në seancë kryeparlamentarit Glauk Konjufca, i cili dje pas përfundimit të seancës kërkoj që deputetes Reshitaj të mos i jepet mëditja, pasi sipas tij ajo qëndroi vetëm 10 sekonda në seancë.
“Dje emri im u lakua nëpër media e portale nga një deklaratë emocionale dhe aspak e hijshme nga ana e kryeparlamentarit duke mbyll seancën me një të pavërtetë të thënë që unë paskam qëndruar disa sekonda në Kuvend. Gjithashtu z.Konjufca për disa deputetë të opozitës që qëndruan aq sa unë edhe më pak kohë në Kuvend, sikur nuk i paskan penguar ose gjithë mllefin që kishte nga pamundësia për të koordinuar dhe bërë funksional seancën vendosi ta derdhte mbi emrin tim dhe mbi mua”, tha Reshitaj.
Deputetja shtoi se ajo asnjëherë nuk ka marrë mëditje nga Kuvendi dhe se vendos vet se a të qëndroj apo jo në seancë.
“Z.Konjufca unë jam deputete në mandatin e dytë dhe unë vendos politikisht për vendimet se a të qëndroj dhe kur të qëndroj në seancë. Nuk e kuptoj këtë instalim të lidhshmërisë mes prezencës së deputetit në seancë dhe mëditjes. Është një defekt një anamoli. Nuk jam unë deputetja e mëditjeve, as për mëditje as për rrogë nuk vi në këtë Kuvend. Unë jam këtu për popullin, për qytetarët që më kanë votuar.
Nuk ke të drejtë të më ofendosh publikisht. Unë nuk marr mëditje, për dy mandate vetëm njëherë jam përkrahur nga Kuvendi kur kam qenë jashtë vendit”, tha Reshitaj.
Ajo në fund tha se shpreson që kryeparlamentari Konjufca të reflektoj dhe të tërhiqet nga deklarata që bëri ndaj saj.
Ndërkaq Konjufca tha se deputetja në fjalë “ia teproi dje”.
“Ju më njihni mirë dhe e dini shumë mirë se shumë rrallë bëjë qortime publike të deputetëve, por ato i bëjë vetëm kur ja teprojnë siç bëtë ju dje”, tha Konjufca. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Dëshmitari thotë se njëri i akuzuar ia postoi foton në 'Instagramin' e grupit terrorist 'Brigada e Veriut'

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë, emërohet Zëvendës Ndihmës Sekretare amerikane e Shtetit për Ballkanin Perëndimor

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës