LAJMI I FUNDIT:

Nuk iu bindën sinjalizimit të policisë për ndalim, arrestohen tre persona në Prishtinë

Nuk iu bindën sinjalizimit të policisë për ndalim, arrestohen tre persona në Prishtinë

Tre persona janë arrestuar mbrëmjen e kësaj të shtune në rrugën “Gazmend Zajmi” në Prishtinë, pasi nuk i janë bindur sinjalizimit të policisë për ndalim në një pikë kontrolli.

Pas sinjalizimit nga ana e zyrtarëve policorë për t’u ndalur, të njëjtit me veturë kanë tentuar t’i shmangen policisë duke mos u ndalur.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.


“Sot rreth orës 19:45, një veturë është sinjalizuar nga ana e zyrtarëve policorë që të ndalohet në një pikë kontrolli, në rrugën “Xheladin Hana” në Prishtinë porse e njëjta ka provuar t’i shmanget policisë, duke mos u ndalur”, ka thënë ajo.

“Vetura e dyshuar është ndaluar shumë shpejt nga një njësit tjetër patrullues në rrugën “Gazmend Zajmi” me ç’rast janë arrestuar tre persona të dyshuar”.

Tutje, Ahmeti ka bërë të ditur se ndaj personave të dyshuar në koordinim me prokurorin e shtetit, policia po kryen veprimet e mëtejme hetimore e procedurale.

Telegrafi ka siguruar pamjet nga momenti i arrestimit të të dyshuarve. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Çanak: Sulmi në Banjskë, fundi i luftimeve midis Serbisë e Kosovës

Çanak: Sulmi në Banjskë, fundi i luftimeve midis Serbisë e Kosovës

Lajme
Kush i fiton zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, komentojnë analistët

Kush i fiton zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, komentojnë analistët

Politikë
Koci: Arrestimi i Rexhepit në Turqi është një keqkuptim i madh që do të sqarohet

Koci: Arrestimi i Rexhepit në Turqi është një keqkuptim i madh që do të sqarohet

Drejtësi
Tre të lënduar nga një rrahje në Emshir të Prishtinës, gjashtë të arrestuar

Tre të lënduar nga një rrahje në Emshir të Prishtinës, gjashtë të arrestuar

Kronika e Zezë
Ambasadori Hill: SHBA-ja nuk i miraton as nuk i koordinon veprimet e Prishtinës

Ambasadori Hill: SHBA-ja nuk i miraton as nuk i koordinon veprimet e Prishtinës

Lajme
Këshilltari i Kurtit i përgjigjet ambasadorit gjerman: Kosova ka zgjidhje kompromisi, Serbia po kushtëzon

Këshilltari i Kurtit i përgjigjet ambasadorit gjerman: Kosova ka zgjidhje kompromisi, Serbia po kushtëzon

Lajme
Kalo në kategori