Dhjetëra anëtarë të bandës së kartelit kanë shfrytëzuar një tunel për tu larguar nga burgu në një ikje të stilit si në filmin e famshëm Shawshank Redemption.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, shtatëdhjetë e pesë të burgosur, shumica e të cilëve i përkasin bandës braziliane Primer Comando Capital (PCC), shpëtuan nga burgu Pedro Juan Caballero në qytetin Pedro Juan Caballero në Paraguai.


sa1 2

Dhe, autoritetet, siç bëhet e ditur, më pas zbuluan një tunel në vendin qendror të Amerikës, të fshehur me kujdes për të shmangur zbulimin.

sa2 2

Lidhur me këtë arratisje, ministrja e Drejtësisë e vendit Cecilia Perez u tha gazetarëve: "Kjo nuk ishte puna e një njeriu dhe nuk u bë brenda një dite, është e pamundur që askush nuk dinte asgjë, nuk mund të jetë se askush nuk pa asgjë".

sa3 1

Ndërkohë, disa pamje të publikuara tregojnë një qeli burgu të mbushur me qese, që supozohet se janë me material të gërmuar në gërmimet e tunelit.

sa4

Disa raporte tregojnë se 91 të burgosur morën pjesë në arratisje, por 16 prej tyre u kapën ndërsa po dilnin nga tuneli.

sa5

Megjithatë, autoritetet nuk e përjashtojnë mundësinë që shumë prej të burgosurve të zhdukur gjithashtu mund të kenë dalë nga dalja kryesore e burgut me shoqërimin e rojeve.

Drejtori i burgut Christan Gonzalez është shkarkuar dhe arrestuar, së bashku me shefat e sigurimit të objektit. /Telegrafi/