Natus Vincere ka shënuar fitore në ndeshjen vendimtare ndaj organizatës ukrainase B8 për ta siguruar play-offin e CS2 Majorit që po mbahet në Budapest.

NaVi triumfoi ndaj B8 në dy mape për t’u kualifikuar në fazën e eliminimit direkt.


NaVi e nisi fuqishëm qysh në “de_ancient” për të fituar me rezultat bindës 4-13, ku shkëlqeu Drin “makazze” Shaqiri me plot 17 eliminime.

Ndërsa, edhe pse pritej një tjetër fitore e thellë, NaVi kishte vështirësi në mapin e tyre të zgjedhur, “de_train”, ku fituan me rezultat të ngushtë 14-16.

Më i dalluari këtu ishte rumuni Mihai “iM” Ivan me 30 eliminime.

Kësisoj, NaVi i bashkohet Spirit, Furia, Vitality, Mouz dhe Mongolz në play-off derisa edhe dy ekipe do të mësohen së shpejti, pra në mes FaZe – Passion UA dhe G2 – Falcons./Telegrafi/

telegrafi sport app