Ish-trajneri i ekipit kombëtar të Spanjës, Robert Moreno, përjetoi një nga momentet më të vështira të karrierës së tij si trajner.

Klubi i tij aktual, Sochi, pësoi një humbje 4-0 kundër Akron, pas së cilës Moreno doli para shtypit dhe pranoi sinqerisht se i vinte turp për atë që kishte ndodhur.


"Nuk jam ndjerë kurrë kështu në karrierën time. Ndihem i turpëruar dhe përgjegjës. Nuk e meritojë pagën që marr", ka thënë fillimisht Moreno pas ndeshjes.

Pas kësaj, Moreno bëri një veprim që tronditi si tifozët ashtu edhe analistët e futbollit duke ofruar të dhuronte gjysmën e pagës së tij.

"Nëse kjo nuk është e mundur për shkak të klauzolave në kontratë, do të gjej një mënyrë për ta dhuruar. Nuk dua të marr para që nuk i meritoj", përfundoi ai.

Moreno drejtoi ekipin kombëtar të futbollit në vitin 2019, kur mori përkohësisht përsipër pozicionin pasi Luis Enrique dha dorëheqjen për shkak të problemeve familjare.

Pas tre ndeshjesh, ai u emërua trajner deri në fund të Euro 2020, por Moreno dha dorëheqjen në nëntor të të njëjtit vit. /Telegrafi/

telegrafi sport app