Gjyqtari Jon Moss e pranoi se nuk ka parë Dejan Lovrenin se a e ka prekur topin te penalltia e parë në derbin mes Tottenhamit dhe Liverpoolit në Anfield.

Harry Kane u rrëzua nga Loris Karius, anglezi ishte paraprakisht në pozitë jashtë loje. Por, mendohej se kroati kishte prekur topin dhe kështu anglezi kishte mundësi për gol të rregullt në rast se portieri nuk do e rrëzonte.


Para se të merrej vendimit përfundimtar, gjyqtari Jon Moss u konsultua me anësorin Eddie Smart, se a e ka prekur apo jo Lovreni topin.

Më poshtë keni bisedën e plotë mes dy gjyqtarëve dhe lojtarëve që ishin afër:

Smart me Moss: "E gjitha që duhet të di është se a e ka prekur Lovren apo jo topin? Nëse nuk e ka prekur topin, atëherë është pozitë jashtë loje".

48E2801C00000578 5350763 Referee Jon Moss spoke to assistant Eddie Smart about whether to a 32 1517776208670

Christian Eriksen: "Ai e ka prekur topin".

Emre Can: "Nuk e ka prekur"

48E2814800000578 5350763 Christian Eriksen and Emre Can were sent away as the two officia a 33 1517776215437

Smart: "Nuk jam i sigurt nëse Lovreni e ka prekur apo jo topin. Kjo është pyetja që po pyes".

Pastaj gjyqtarët i kërkojnë lojtarëve të largohen...

Moss: "Më fol prapë".

Smart: "Kam nevoj ta qartësoj nëse Lovreni e ka prekur apo jo topin. Nëse po, është veprim i qëllimshëm dhe është penallti. Nëse nuk e ka bërë, është pozitë jashtë loje".

48E2814C00000578 5350763 Linesman Smart tells Moss that he needs to know whether Dejan Lo a 34 1517776219763

Moss: "Nuk kam ide nëse Lovreni e ka prekur topin apo jo. Martin (Atkinson), ke diçka ti? (pyetje për gjyqtarin e katër)".

Moss i tha Smartit: "Po akordoj penallti". /Telegrafi/

telegrafi sport app