Kështu dëshironi të dekoroni shtëpinë tuaj

Qe çfarë mësuam nga ekspertët kryesorë në fushën e dizajnit të enterierit...


Trendët më të fundit në zgjedhjen e stilistëve të enterierit do t'ju bëjnë të mendoni seriozisht për rirregullimin e shtëpisë.

Nëse ju pëlqen të jeni në hap me kohën dhe të dekoroni shtëpinë sipas modës më të fundit, kushtojini vëmendje këtij teksti, transmeton Telegrafi.

Kuzhina me theksime të guximshme

Kuzhinat me theksime të guximshme dhe gazmore janë tashmë gjithandej rreth nesh dhe duket se ky trend do të vazhdojë edhe vitin e ardhshëm.

Detajet e drurit apo detajet me ngjyra të ndezura janë një zgjedhje e shkëlqyer.

1ae8c2f14933eecff283d716e2e997a4b

Ndriçimi natyral

Karrige bambuje dhe të thurura me thupra, po bëhen gjithnjë e më të njohura, kështu që është mjaft logjike të supozohet se këto materiale do të zhvendosin dritën e zezë mat të përforcuar me elementë metalikë.

29dae80608699df409acc450d4015505f

Bukuria dhe ngrohtësia e një vile

Edhe pse shumë elementë të tendencave moderne në dekorimin e shtëpive do të mbijetojnë këtë vit, nuk do të jenë më në trend muret e bardha, dyert prej xhami dhe detaje të ngjashme shoqëruese. Përkundrazi, është koha për të zëvendësuar shtëpinë moderne me një pamje simpatike dhe të ngrohtë, ndërsa nga detajet e theksuara mund të priten edhe edicione më të bukura si printe me lule, ngjyra të heshtura dheu dhe porcelani antik.

3da4fa497c07a155d78996482a85087

Japandi dhe boho mbeten aktuale

Japandi (një përzierje e stileve japoneze dhe skandinave) dhe boho nuk dalin kurrë nga moda.

45a9362cc2a1c946b558f050208c21a68

Bimët artificiale kalojnë në harresë

Një gjë është e sigurt - viti 2022 definitivisht nuk do të jetë i frytshëm për të gjithë dashamirët e luleve artificiale. Natyrore, të harlisura, të gjelbër, me një fjalë të gjalla, kjo është ajo që shumica e shtëpive do të preferojnë të vendosin vitin e ardhshëm.

5d2227bda77364dc6466d01a47a348dff

/Telegrafi/