Ende nuk dihet nëse institucionet e Kosovës kanë nisur procedurat teknike për blerjen e instalimin e baterive, për ruajtjen e energjisë elektrike. Investimi në bateri është paraparë në kuadër të marrëveshjes milionëshe me Korporatën e Sfidës së Mijëvjeçarit (MCC) të nënshkruar vitin e kaluar, por edhe në Strategjinë për Energjinë për vitin 2022-2031. Opozita e shoqëria civile thonë se institucionet në këtë periudhë do të duhej të përfundojnë të gjitha çështjet teknike.
Edhe pak muaj bëhen një vit që nga nënshkrimi i marrëveshjes prej 202 milionë dollarësh mes institucioneve të Kosovës dhe Korporatës së Sfidës së Mijëvjeçarit (MCC).
“Rezervat e energjisë do t’i kursejnë sistemit elektroenergjetik të Kosovës minimum 15 milionë euro në vit…”, ka thënë Artane Rizvanolli – ministre e Ekonomisë.
Zbatimi i saj, sipas ministres së Ekonomisë do të zgjaste disa vite, por se deri ku kanë shkuar procedurat, për blerjen e baterive të përmendura për kursim të energjisë, në kuadër të kësaj marrëveshje, tani nuk janë përgjigjur nga ME-ja e as nga MCC.
Liron Gjocaj, nga INDEP thotë se institucionet kanë një varg punësh teknike që do të duhej të realizonin gjatë kësaj periudhe.
“Vetë finalizimi i kësaj marrëveshje është viti 2027 dhe fillimisht do duhej të bëhen aspektet dhe matjet teknike, çështjet logjistike, përcaktimi i vendit, mënyra e lidhjes së këtyre baterive, performanca teknike këtyre baterive te cilat janë më adekuate për sistemin elektroenergjetik të Kosovës, e kështu me radhe, kështu që në anën tjetër kur e dimë që është një financim i përbashkët mes një partneri amerikan dhe qeverisë së Kosovës nuk dyshojmë se do të kemi dështime”, ka deklaruar Liron Gjocaj.
Njësoj mendon edhe Ferat Shala, i cili është kryesues i Komisionit Parlamentar për Ekonomi, derisa tregon se asnjëherë qeveria nuk ka shpalosur ndonjë detaj se deri ku kanë shkuar me procedurat.
“Ne në këtë fazë qeveria edhe pse nuk ka dhënë raporte zyrtare, por po konsiderojmë që janë në fazën përgatitore të studimeve, analizave për vendndodhjen ose vendosjen e këtyre baterive, mënyrën metodologjinë dhe punët tjera, përgatitore”, ka theksuar Shala.
Shala shton se projekti do duhej të ishte gati për implementim në vitin 2027, ashtu siç është e paraparë me kontratë, derisa ka kritika për menaxhimin e sektorit të energjisë.
“Ne kemi për dy vite nga mjetet të ndara nga qeveria e Kosovës, rreth 500 milionë euro që rezultatin e kanë dhënë zero, konsiderojmë se me këto kapacitet që ka qeveria, në sektorin energjetik të vendit nuk jemi në pozitë të mirë, nuk jemi para një perspektive”, ka shtuar Ferat Shala.
Instalimi i baterive që do të ruanin energjinë elektrike, është përmendur edhe në Strategjinë e Energjisë, për vitin 2022-2031, e që instalimi i tyre pritet të bëhet për këto 9 vite sa është edhe periudha e implementimit të strategjisë. /Dukagjini/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Wiz Khalifa i pasionuar pas tepihut të punuar nga kompania kosovare ZiuuRugs

Miliarderi i Abu Dhabit investon dy miliardë dollarë në këmbimoren e kriptovalutave

Njoftim me rëndësi nga Aeroporti i Prishtinës!

Pasi i rriti tarifat prej 50 për qind, Trump 'bëhet pishman': Po shikoj mundësinë e uljes së tyre

GALERIA Shopping Mall dhe Shoqata Humanitare Bereqeti hapin nismën humanitare

Blej më të mirën dhe kurse me Petrol Company!

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës