LAJMI I FUNDIT:

Nuhiu: Maqedonia ka kapacitete për t’u përballur me refugjatët

Nuhiu: Maqedonia ka kapacitete për t’u përballur me refugjatët

“Maqedonia është e gatshme për tu përballur me një valë të re të refugjateve” theksoi ministri i punëve të brendshme Agim Nuhiu në konferencën regjionale për gadishmërinë e vendit për tu përballur me valën e re evntuale të refugjatëve.

Duke komentuar deklaratën e ditëve të fundit të presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, Nuhiu theksoi se në rast se Turqia vendos të lishojë refugjatë që gjinden në kufitin turko – sirian, Maqedonia do të ndihmohet nga vendet aleate të Evropës dhe në koordinim me ato do të reagojë ndaj krizës.


Nga sektori civil theksojnë për TV21 se gjatë valës së fundit Maqedonia ishte pike e zezë për refugjatët. Ata vlerësojnë se edhe përkundër asaj se vendi ynë po ballafaqohet me krize politike, Maqedonia ka kapacitet që të përballet me sukses kundër ndonjë vale të re të mundshme të emigranteve./Telegrafi/