ChatGPT Image Jul 7, 2026, 10_39_06 AM

Ndërmarrja Publike Lokale “Kastrioti” ka njoftuar se sot, më 15 korrik, kanë filluar punimet në rregullim dhe pastrimin e oborrit të shkollës “Dr. Ibrahim Rugova” në Mazgit të Obiliqit.

Sipas njoftimit, punëtorët e operativës janë duke realizuar këtë aktivitet, gjatë realizimit janë kryer pastrimi i hapësirave të jashtme, kositja dhe rregullimi i gjelbërimit, si dhe mirëmbajtja e përgjithshme e oborrit.


Qëllimi i këtij aktiviteti është krijimi i një ambienti të pastër, të rregullt dhe më të sigurt për të gjithë. /Telegrafi/