LAJMI I FUNDIT:

Novavax njofton se vaksina e re është e sigurt dhe po krijon antitrupa te të infektuarit me coronavirus

Novavax njofton se vaksina e re është e sigurt dhe po krijon antitrupa te të infektuarit me coronavirus

Një kompani e tjetër amerikane ka publikuar rezultatet e studimit që tregojnë se vaksina e saj kundër coronavirusit është e sigurt dhe krijon imunitet në trupat e njerëzve.

Novavax, Inc. publikoi të dhënat e Fazës I-rë nga 131 vullnetarë që tregojnë se pas dy dozave të vaksinës, pjesëmarrësit zhvilluan antitrupa neutralizues katër herë më më shumë se sa mesatarja që zhvillon trupi i njeriut pasi kishte marrë veten nga COVID-19, raporton CNN.


Antitrupat neutralizues luftojnë virusin që shkakton COVID-19. “Kjo është mirë. Kjo është vërtet inkurajuese”, tha presidenti i Novavax, Dr. Gregory Glenn, transmeton Telegrafi.

Vaksina rezultoi edhe në krijimin e qelizës T, një lloj qelize imune, sipas një analize te 16 vullnetarët e zgjedhur rastësisht, thuhet në raport.

Ky i fundit është paraqitur në një ditar mjekësor, por ende nuk është rishikuar nga shkencëtarët jashtë Novavaxit. Pjesëmarrësit e studimit morën dy doza të vaksinës në kohëra të ndryshme.

Ndryshe, Novavax, Moderna, Pfizer, Johnson & Johnson, AstraZeneca dhe GlaxoSmithKline janë disa prej kompanive që po mundohen të zbulojnë vaksinën kundër coronavirusit. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Një ushqim që na shkurton jetën me 36 minuta sa herë e hamë

Një ushqim që na shkurton jetën me 36 minuta sa herë e hamë

Të njohim produktet
Kalo në kategori