Kombëtarja e Kosovës ka fituar me rezultat 4-3 në udhëtim ndaj Sllovakisë, në gjysmëfinale të playoff-it për kualifikim në Kupën e Botës 2026.

Tani më 31 mars, Kosova do të jetë nikoqire e Turqisë në stadiumin ‘Fadil Vokrri’, aty ku do të vendoset se cila skuadër do të sigurojë biletën për Kupën e Botës 2026.


Golat për Kosovën në këtë sfidë i realizuan Veldin Hoxha, Fisnik Asllani, Florent Muslija dhe Kreshnik Hajrizi.

Lojtari më i vlerësuar te Kosova në këtë ndeshje ishte Florent Muslija i cili mori notën 7.7 nga Sofascore, falë super golit të realizuar dhe angazhimit të tij maksimal në këtë ndeshje.

Pas Muslijës lojtarët më të vlerësuar ishin Vedat Muriqi dhe Fisnik Asllani me notën 7.2, teksa me paraqitje pozitive u vlerësuan edhe Lumbardh Dellova, Veldin Hoxha (7.0) dhe Mërgim Vojvoda (7.1).

Lojtari më i mirë i ndeshjes u shpall Lukas Haraslin pas golit dhe asistimit duke marrë notën 8.7.

Dështimi i ndeshjes në ndërkohë ishte portieri sllovak Martin Dubravka që u vlerësua me notën 5.6.

Notat e lojtarëve tjerë të të dyja skuadrave:

/Telegrafi/

telegrafi sport app