Ndeshja e parë çerekfinale e UEFA Champions League mes Paris Saint-Germain dhe Liverpool ofroi një duel me intensitet të lartë, ku vendasit dominuan dhe siguruan një avantazh të qartë 2-0 për ndeshjen e kthimit.

Desire Doue shënoi në pjesën e parë, ndërsa një gol tjetër shtoi Khvicha Kvaratskhelia, duke vulosur takimin.


Pikërisht gjeorgjiani Kvaratskhelia, sipas SofaScore, u shpall lojtari më i mirë i ndeshjes me notën 9.0.


Pas tij, paraqitje të mira patën edhe Vitinha (7.9), Doue (7.8) dhe Nuno Mendes (7.7).

Lojtari me notën më të dobët ishte Jeremie Frimpong me 6.9.

Notat e lojtarëve të PSG dhe Liverpoolit

/Telegrafi/

telegrafi sport app