Drita e ka fituar derbin shqiptar ndaj Shkëndijës falë golit të Arb Manaj, triumf që i solli klubit gjilanas edhe plot 400 mijë euro tjera.

“Intelektualët” mund të thuhet se e kanë siguruar një vend në play-off, ndërsa në dy xhirot e radhës do ta synojnë vetëm ndonjë mrekulli që i dërgon direkt në 1/16 e finales.


Në këtë sfidë, thuajse e tërë skuadra e Dritës ishte me apraqitje solide, ku më i vlerësuari ishte Arb Manaj me notën 7.9, ndihmuar nga Almir Ajzeraj me 7.6.

Ndërkohë, te Shkëndija u dallua portieri Gaya me notën 7.1, kurse ndër më pak të vlerësuarit ishin Tamba me 6.1, si dhe dyshja Ermal Krasniqi e Spahiu me 6.3.

Kujtojmë, Drita do t’i zhvillojë edhe dy përballje në Evropë – ndaj AZ Alkmaar dhe ndaj Rayo Vallecanos./Telegrafi/

telegrafi sport app